Qytetarët e Dimalit po protestojnë këtë pasdite pasi nuk janë dakord me shkrirjen e bashkisë së tyre në një të vetme, me atë të Poliçanit dhe Beratit.
“Ne duhet ta mbrojmë Dimalin dhe jo t’ua japim te tjerëve”, tha një protestuese duke kundërshtuar kështu propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.
Edhe banorët Klosit, u rikthyen këtë pasdite në protestë në qendër të qytetit. Ata po i thonë "jo" një bashkie të përbashkët me Matin, me argumentin se ky vendim përkeqëson shërbimet që ofron pushteti vendor.
Këto ndryshim janë pjesë e planit për uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.
Lajm në përditësim...
Në qendër të Klosit janë mbledhur qytetarë që projekt-hartën e re administrativo-territoriale të Partisë Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.
Protestat nisën që në orët e paradites, kur edhe administrata e Bashkisë Klos bojkotoi punën për disa orë në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimit të propozuar. Qytetarët kërkojnë që Klosi të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe shprehen kundër vendimmarrjeve që, sipas tyre, janë marrë pa një konsultim të gjerë me komunitetin.
Komente









