Reforma territoriale, Celibashi: Do të
bëhet rishpërndarja e mandateve

Reforma territoriale, Celibashi: Do të<br />bëhet rishpërndarja e mandateve
TIRANE- Mazhoranca dhe opozita pranuan dje se reforma territoriale do të ketë ndikim në Kodin Zgjedhor dhe do të kërkoi që të bëhet reformën edhe në ligjin elektoral në vend. Në tryezën e organizuar dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të paraqitur amendamentet për ndryshimet në Kod, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi theksoi se reforma territoriale do të kërkojë një rishpërndarje të mandateve në vend në bazë të numrit të popullsisë së zonave të reja që do të krijohen.

“Veçanërisht ato çështje që kanë të bëjnë me caktimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare me numrin e mandateve sipas zonave zgjedhore, me numrin e statistikave të fundit sipas shpërndarjes së popullsisë për të garantuar lirinë e votës. Shpresoj që në një ardhme të shpejtë, në fillimin e sesionit tjetër në të bashkëpunojmë ngushtë edhe me opozitën me këtë çështje”,- theksoi ministri Celibashi. Kjo deklaratë e tij, se Kodi do të ndryshojë, u mbështet edhe nga deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5