Paralelisht me qytetarë në bashki me të tjera, edhe banorët e Divjakës protestuan sot kundër propozimit të Partisë Socialiste për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Lushnjes, në kuadër të Reformës Territoriale.

Në protestën e organizuar sot në mbrëmje mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Divjakë, zoti Josif Gorrea, i cili është në mbështetje të qytetarëve, duke argumentuar se ka shumë faktorë që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.

Pas kryetarit Gorrea folën edhe shumë qytetarë, të cilët kërkojnë me forcë deri në mbledhjen e firmave për referendum që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.

Në tubim morën pjesë dhe deputeti demokrat Sajmir Korreshi, deputetja Brunilda Haxhiu, si dhe ish-deputetja e Divjakës, Ilda Dhori.


Lajmi kryesor:

Propozimi i PS për Reformën Territoriale kundërshtohet me protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët nuk duan shkrirjen e bashkive të tyre