Reforma territoriale, merr fund ndarja bashki-komunë
TIRANË, 8 Gusht/ATSH/.- Me reformën territoriale të miratuar në parlament më 31 korrik të gjitha njësitë e reja vendore të nivelit bazë do të quhen bashki. Ky koncept i ri i jep fund njëherë e mirë ndarjes artificiale në bashki e komuna, ose zona urbane e zona rurale, një dallim që shpesh ka mbartur dhe […]
Me reformën territoriale të miratuar në parlament më 31 korrik të gjitha njësitë e reja vendore të nivelit bazë do të quhen bashki. Ky koncept i ri i jep fund njëherë e mirë ndarjes artificiale në bashki e komuna, ose zona urbane e zona rurale, një dallim që shpesh ka mbartur dhe kuptim negativ.
Komunat dhe bashkitë ekzistuese që përthithen nga njësia e re vendore, do të konsiderohen me ligj si nëndarje të bashkisë, të quajtura njësi administrative dhe që do të ruajnë kufijtë e tanishëm ekzistues. Ky propozim në ligjin e ri bëhet me qëllim që administrimi i njësive të reja të qeverisjes vendore, sidomos në periudhën e parë të funksionimit me sistemin e ri të ndarjes administrative, të garantojnë vazhdimësinë e shërbimeve administrative të drejtëpërdrejta për qytetarët në zyrat ekzistuese të bashkive dhe komunave.
Kjo do të bëhet edhe duke përcaktuar në ligjin organik të qeverisje vendore, detyrimin për të pasur në këto njësi administrative (ish-njësi vendore) një administrator lokal.
Ndarja e re administrativo-territoriale e Republikës së Shqipërisë është organizuar me 12 qarqe dhe 61 bashki. Ndarja në nivel qarku mbetet e pandryshuar, 12 qarqe, ndërsa rrethi si njësi territoriale dhe nëndarje e qarkut suuprimohet në kushtet kur numri i bashkive është zvogëluar në 61 të tilla.
Në disa raste territori i bashkive të reja, përkon dhe me kufijtë e rretheve, ndërsa mesatarisht çdo qark përbëhet nga 5 deri në 6 bashki. Niveli i parë i qeverisjes vendore propozohet të riorganizohet me 61 njësi vendore, nga 373 bashki dhe komuna aktuale.
Ndarja me 61 bashki bazohet në metodologjinë e zonave funksionale. Për të krijuar 61 bashkitë e reja, janë bashkuar bashkitë dhe komunat ekzistuese, të cilat formojnë një zonë funksionale në pikëpamjen e kritereve teknike të miratuara nga komisioni i posaçëm parlamentar.
Ligji i vitit 2000 i klasifikon bashkitë, njësi vendore, si rregull urbane, ndërsa komunat si zona rurale. Kriteri kryesor i zonave funksionale parashikon ndërthurjen e zonave urbane dhe rurale në njësi të vetme administrative, duke bashkuar bashkitë (si rregull zona urbane) dhe komunat (si rregull zona rurale). Të gjitha nga 61 bashkitë e reja, përfshijnë mesatarisht 5-6 bashki ose komuna ekzistuese, që do të thotë se në përbërjen e tyre do kenë si zona urbane ashtu edhe zona rurale./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Antikorrupsioni’: Komision Parlamentar të përhershëm! Ekspertët: Kuvendi monitorim institucioneve antikorrupson! Xhafaj: Kush e kontrollon kontrollorin?
19 Shkurt, 17:27
-
Pranë vullkanit Etna, guximtarët bëjnë ski afër llavës
19 Shkurt, 17:14
-
Vendimi i KAS-it për vijimin në Parlament të procedurës për ‘Paketën e Maleve’, Ministria e Ekonomisë: Konfirmoi se nuk bie ndesh me legjislacionin!
19 Shkurt, 17:13
-
Nisin karnavalet, kaos në Venecia nga mbipopullimi me turistë
19 Shkurt, 17:12
-
Shqetësimet për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale 'DeepSeek'
19 Shkurt, 17:03
-
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'
19 Shkurt, 16:58
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
Oreksi i tepërt, ja faktorët që nxisin më shumë urinë
19 Shkurt, 16:35
-
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO kalon për gjykim kimistin kolumbian të organizatës! Samir Rosales Rodriguez ende në kërkim
19 Shkurt, 16:32
-
'MIRA', Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
19 Shkurt, 16:25
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14