secila nga 61 bashkitë e vendit, pas ndarjes së re territoriale, do të kenë një llogari të veçantë tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për të financuar kapacitetet projektuese të tyre.
Ndërkohë që krijimi i këtyre strukturave do të bëjë të mundur që pushteti vendor të konkurrojë për grande në Bashkimin Evropian. Tashmë Shqipëria do të ketë mundësinë të aplikojë në të pestë komponentët e financimit të BE-së. Plus këtyre financimet për të 61 bashkitë do të vijnë dhe nga Buxheti i Shtetit.
Përsa i përket grandeve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Fondi i Zhvillimit të Rajoneve janë dy mekanizma të qeverisë për të mbështetur zhvillimin lokal. “Këtë vit ne e rritëm shumë mbështetjen për qytetet. Të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, në zonat me potencial turistik, në total u investuan nga qeveria 100 milionë dollarë këtë vit. Të dy këto organizma do të jenë akoma më të fuqishme tani me bashkitë e reja. Një nga problemet që kanë bashkitë tona janë kapacitetet për projekte. Duke filluar nga buxheti i këtij viti ne do të hapim një llogari për secilën prej 60 e ca bashkive të reja tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të financuar projektimin”, tha Peleshi.
Në një takim me banorë të fshatit Letan, Zëvendëskryeministri diskutoi mbi përfitimet që do të sjellë për këtë zonë reforma administrative territoriale duke shtuar fondet.
Sakaq, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini i pranishëm në këtë inaugurim u shpreh ndarja e re territoriale e vendit do të sjellë dhe decentralizimin e kompetencave.
Deklarata erdhi nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, gjatë inaugurimit të përfundimi të punimeve të rrugës Balëz-Letan, në Komunën Bradashesh të Elbasanit; një zonë e njohur për potencialin e saj turistik dhe bujqësor. “Ajo që u bë me këtë reformë administrative shpresoj që do të japë një imput shumë të madh. Nuk është thjesht një bashkim mekanik, për mua që kam qenë partizan i kësaj pune, por shpresoj që do të kemi edhe decentralizimin e kompetencave dhe do të japë një zhvillim shumë të madh”, tha Sejdini.
Ende asnjë vendim për të kundërshtuar ndarjen
Opozita nuk ka marrë ende një vendim se si do të veprojë mbi hartën e re administrative. Burimet kanë bërë të ditur se më parë do të pritet firma nga kreu i shtetit për të kaluar më pas në një vendim konkret. Nga ana tjetër krerët e pushtetit vendor kanë kërcënuar për zhvillimin e referendumeve. Por për këtë afatet kushtëzojnë zhvillimin për shkak të afrimit të zgjedhjeve vendore. Por përplasja pritet të jetë më e ashpër mes mazhorancës dhe opozitës në shtator. Kjo pasi dhe ankimimi në gjykatën kushtetuese nuk mbetet variant i përjashtuar.
Por se gjithnjë është i fundit si shkak i procedurave që do të ndiqen nga firma e kreut të shtetit dhe deri në një votim të dekreteve në parlament, gjithnjë nëse presidenti e refuzon. Por një tjetër diskutim mes opozitarëve ka qenë dhe bojkotimi i zgjedhjeve vendore. Kjo pasi harta e re administrative është parë si një ndarje elektorale dhe llogaritje votash prej mazhorancës. Ndërkohë që në Kuvend nuk u morën parasysh as propozimet e krerëve të komunave të bogla, por dhe as propozimi I opozitës për nisjen e reformës nga ndryshimi I ligjit dhe më pas në llogaritjen se cila nga zonat administrative duhet të shkrihet e se cilat do të qëndrojnë
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)