Reforma territoriale, vorio-epiriotët
paralajmërojnë protesta në Greqi

ATHINE - Në një letër publike, Komiteti Ekzekutiv i shoqatës “Epiri i Veriut 1914”, u ka bërë thirrje të gjithë “vorio-epiriotëve” dhe qytetarëve grekë e nacionalistë që banojnë në Athinë tu bashkohen protestës së tyre ditën e mërkurë për të kundërshtuar reformën territoriale të Shqipërisë.

Kjo reformë kundërshtohet fort nga kjo shoqatë në Athinë, ndërkohë që, sipas vetë deklaratës së tyre për shtyp, “vorio-epiriotët” e Shqipërisë nuk u janë përgjigjur thirrjeve të tyre për angazhim militant në këtë kauzë nacionaliste.

Arsyet pse kjo shoqatë do të protestojë përball zyrave të Komissionit Europian një ditë para se reforma territoriale ti kalojë Parlamentit Shqiptar për votim vjen sipas tyre për shkak të “orvatjeve për pronësi të plotë etnike, ndryshimin e vorio-grekëve” dhe se “ndarja administrative e planifikuar nga Tirana, është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut për pakicat kombëtare të miratuara nga organizatat ndërkombëtare”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë