Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra në Kuvend për draftin e Reformës Zgjedhore të dakordësuar mes PD dhe PS. Një Pazar mes Berishës dhe Ramës e quan Basha, ndërsa tha se me 1/3 e listës së mbyllur do të futen në Kuvend kamikazët e kryetarëve.
Sipas Bashës, pazari mes Berishës e Ramës ka nisur me amnistinë penale, më pas me vendimin e Apelit që i kaloi vulën Berishës dhe sot mbyllet me Reformën Zgjedhore. Nga foltorja e parlamentit, Basha hodhi akuza se pazari mes Ramës e Berishës do të përmbyllet me goditjen e SPAK, pasi të dy kanë frikë nga drejtësia.
Në fund të verës dhe në fund të dimrit bëhen pazaret në kurrizin tuaj. I tillë ishte dhe pazari i mbrëmshëm me votat e përbashkëta të dy palëve që janë një parti. Së pari dua ta them qartë se sot se me vendim të Gjykatës Kushtetuese lista janë 100% të hapura, pazari i mbrëmshëm që pret vulën e sotme është mbyllja e këtyre listave. Jo thjesht rimbyllja sipas paktit të 2008, por kyçja e këtyre listave. Me sistemin e kaluar të 2021, ndonëse opozita insistoi për lista 100% të hapura, u votua për lista gjysmë të hapura, dikush që thyente herësin mund të zgjidheshin. E kanë ndarë listën dy klasa, biznes class për veten e tyre dhe karrocë për të tjerët. Në biznes class futen kandidatë që i vendos kryetari i partisë, nuk votohen. Nëse një kandidat të lista e hapur votohet dhe merr 20 mijë vota, 100 mijë vota, por lista e partisë së tij nuk arrin dot përtej listës së mbyllur, mbetet jashtë dhe në kuvend futen kamikazët e kryetarit. Është listë dopio e kyçur.
Vijmë të motivet që i bëjnë këto dy palë 1 parti. Nuk janë paratë, janë provat siç tha një parafolëse, provat që u duhen kryetarëve të këtij teatri për një motiv edhe mbi të, frika në radhë të parë e kryeministrit, në momentin që flasim ka disa çështje të hapura në hetim penal, bota e di përfshirjen e ti me zë e figurë te aferat e inceneratorëve te korruptimi i McGonigal, te përfshirja e tij në koncesione të tjera korruptive që po hetohen. I duhen kamikazë si Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj që kërcënojnë se do thonë të vërtetën por pjesën tjetër e kanë garanci për jetën, kamikaz si Erion Veliaj. Kamikazë të tillë i duhen Ramës në Kuvend, ndaj e mbyll listën për të caktuar kamikazët. Pala tjetër i është nënshtruar tekave të një njeri që hallin e vet personal e vëri hallin e opozitës, që për hallin e tij personal bëri pazarin me Edi Ramën. I dorëzoi 90% të bashkive Ramës, u kap Safeti e humbi edhe më thellë Kukësin.
Pazari që vazhdoi me votën për të liruar të korruptuarit. Shkuan në burg të korruptuarit e Ramës, por u liruan jo vetëm me votat e Ramës por edhe me votat e tyre. Gënjyen derisa nga kjo foltore Dumani dha numrin, 117 të korruptuar të Ramës për liruar nga votat e pazarit, vazhdoi me presionin ndaj Apelit, me vendimin paçavure që e ka parë e gjithë Shqipëria, ndaj të cilit i është bërë rekursi. Dhe sot mbyllet për këtë sezon me pazarin për listat e mbyllura.
Frika e Ramës dhe Berishës i bën ndërton të ndërtojnë njerëz skalione njerëzish të bindur. Këto pazare të yshtura nga frika kanë thelb, shitjen pa filluar të ndeshjes, të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Me formulën e dakordësuar dje dhe do votohet sot, pushteti i dorëzohet edhe për 4 vite Ramës, në këmbim të favoreve të përbashkëta, në këmbim të goditjes së pandëshkueshmërisë, të SPAK. Akti i fundit i këtij pazari do luhet në sesionin e fundit të kësaj legjislature me kate kundër SPAK, si garancia që lidh Berishën dhe Ramën. Ky nuk është akti i fundit për shqiptarët, nuk është momenti i triumfit të së keqes. Është momenti i keq por triumfi do ti takojë shqiptarëve.
Lajmi kryesor: