Reforma Zgjedhore, Biba:
Depolitizim komisioneve

Reforma Zgjedhore, Biba:<br />Depolitizim komisioneve
Depolitizimi i komisioneve do të ishte zgjidhja për t'i dhënë fund bllokimit të votimit dhe numërimit nga ana e komisionerëve nën urdhrat partiakë.
 
Koha nuk premton sipas kryetarit të ri të KQZ-së Denar Biba, por ky model i propozuar nga PS në komisionin e reformës elektorale, do të zhbllokonte procesin.

"Boll më me komisione thelbësisht militantë. Militantë të cilët vonojnë procesin zgjedhor, marrin urdhërta, vijnë me urdhëra, largohen me urdhëra dhe janë besnikë të verbër të kandidatëve përkatës. Të vijnë nga radhët e gjyqtarëve apo noterëve, të paktën në KZAZ. Jemi në kohë realisht për këtë. Në lidhje me komisionet e treta zgjedhore të cilat janë të shumta në numër, mund të vijnë nga nëpunësit publikë me short, por jo më militantë partiakë", u shpreh Biba. 
 
Në të parën intervistë televizive që prej zgjedhjes në krye të KQZ-së Biba paralajmëron dhe ndryshimin e shpërndarjes së mandateve të deputetëve.
 
Në bazë të lëvizjes së numrit të popullsisë, në qershor të 2017-s do të ndryshojë dhe numri i deputetëve për secilin qark. Një ndarje që dështoi të bëhej në 2013-n si pasojë e tensionit politik. "Ai është një vendim që merret 5:2 ndërmjet 7 anëtarëve të KQZ-së. KQZ nuk arriti dot të gjende gjuhën e përbashkët në kuadër të një situate të tensionuar që ishte në atë kohë, që në bindjen time nuk është më dhe me siguri do të ketë një vendimmarrje nga KQZ", thotë ai. 
 
Ashtu si bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore dhe kreu i KQZ-së është kategorik kur thotë se në 2017-n nuk do të përdoret teknologjia e numërimit dhe identifikimit elektronik të zgjedhësve. "Nuk ka kohë. E para, çdo lloj prezantimi i teknologjisë do kërkonte pilotinimin dhe nuk mund të provohet pa një testim të caktuar. Dhe e dyta, nuk kemi kohë", përfundoi ai. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri