Reforma Zgjedhore,
4 variante për mandatet

Reforma Zgjedhore, <br />4 variante për mandatet
Gazeta Shqiptarja.com zbulon sot ekskluzivisht draftin që në 25 prill 2012, kryetari i PDS-së, Paskal Milo dhe nëkryetari i PR-së, Arjan Madhi dorëzuan në Komisionin për reformën Zgjedhore në Kuvend dhe që propozon korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor.

Drafti i paraqitur nga Milo dhe Madhi, dhe që u firmos edhe nga dy krerët kryesorë të politikës, Edi Rama dhe Sali Berisha, parashikon katër variante për korrektimin kombëtar, duke u dhënë një shans mbijetese partive të vogla, që shohin se janë kërcënuar nga sistemi aktual zgjedhor bipartisan PD-PS.

Drafti propozon korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor, çka sipas kërkesës së vazhdueshme të partive të vogla do të bënte që të barazohej vota e qytetarëve shqiptarë dhe do të favorizonte partitë e vogla të futen në Kuvend. Sipas hartuesve të draftit kërkohet listë kandidatësh për çdo zonë zgjedhore, shpërndarje e 110 ose 115 mandateve në proporcion me numrin e zgjedhësve, ose aplikim të Modelit Bullgar.

VARIANTI I PARE
Çdo parti, koalicion, krahas listës së kandidatëve për çdo zonë zgjedhore paraqet dhe një listë qendrore në nivel kombëtar. Në listën kombëtare lejohen të përfshihen edhe kandidatë të listave zonale.
1.Me daljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ ndahen mandatet midis subjekteve zgjedhore, partive të veçanta a koalicioneve, për çdo zonë zgjedhore sipas nenit 162 ekzistues.
2.Për çdo zonë nxirret numri i votave të vlefshme për çdo deputet, duke pjesëtuar shumën e votave të subjekteve që përfitojnë mandat në zonë me numrin e mandateve për atë zonë. Për çdo parti të veçantë a perbërëse e subjekteve përfituese sipas 1, përcaktohet numri i mandateve të fituara në zonë, që është numri i plotë që del nga pjestimi i votave të partisë me herësin e mëparshëm, si dhe votat e mbetura nga ky pjestim. Më tej për çdo parti përcaktohet sasia e votave të mbetura në rang vendi si shumë e tërë votave të mbetura në 12 zonat.
3.Mandatet e mbetura të pashpërndara sipas pikës 2 shpërndahen proporcionalisht midis partive përfituese në raport me sasinë e votave të mbetura në rang vendi sipas mbetjes më të madhe ose formulës së përdorur në nenin 163.
4.Çdo parti fiton në total shumën e mandateve të fituara sipas pikave 2 dhe 3. Lista e deputeteve për çdo parti përcaktohet sipas renditjes në listat zonale për mandatet e fituara në zonën përkatëse dhe sipas renditjes në listën qendrore për mandatet e fituara sipas pikës 3.
Shënim: Lista qendrore mund të lihet fakultative ose pa kushtëzuar numrin e kandidateve në të. Në këtë rast pas ezaurimit të listës qendrore mandatohen sipas radhës kandidatët pasues të zonave që kanë mbetjen më të madhe të votave për partinë përkatëse.

VARIANTI DYTE
Në 12 zonat zgjedhore shpërndahen 110 a 115 mandate në proporcion me numrin e zgjedhësve. 25 deri 30 mandate përdoren për korrektim kombëtar. Çdo parti a subjekt zgjedhor krahas listave zonale paraqet dhe një listë qendrore.
1.Me daljen e rezultatit final të zgjedhjeve përcaktohet numri i mandateve të fituara nga cdo koalicion e parti sipas mënyrës së parashikuar në nenet 162,163 ekzistues.
2.Përcaktohet herësi që del nga pjestimi i votave të vlefshme gjithsej i partive përfituese me 140. Per çdo parti përcaktohet sasia e votave të mbetura që del si diferencë midis votave të fituara në rang vendi me numrin e mandateve të fituara sipas 1. shumëzuar me herësin pararendës. 25 a 30 mandatet plotësuese shpërndahen në përpjestim me sasinë e votave të mbetura për çdo parti.
3.Çdo parti fiton në total shumën e mandateve të fituara sipas pikave 1 dhe 2. Lista e deputetëve përcaktohet si në variantin e parë.
Shënim:Në pikën 2 përfshihen vetëm partitë që kanë përfituar me vehte apo si pjesë koalicioni mandate sipas 162,163 ose mund të shtohen edhe partitë e veçanta a pjestarë e koalicioneve që s'kanë përfituar sipas 162,163, por kanë kaluar pragun e parashikuar në nivel kombëtar. Pragu mund të jetë 2 dhe 4 për qind.

VARIANTI i TRETE
Aplikimi i Modelit Bullgar
Ky sistem është një sistem ''proporcional'' ku;
Përllogaritja e mandateve për çdo subjekt bëhet mbi bazë kombëtare, por konkurimi për çdo subjekt bëhet me lista rajonale:
a)Në këtë rast ndarja e mandateve siguron një proporcionalitet të lartë,
b)Përfaqëson një model të përshtatshëm në kuptimin e marrjes në kosideratë të kushtetutës, realitetit politik dhe zhvillimin e partive politike në fazën aktuale.
Elementët kryesore për zbatimin e tij janë:
1.Subjektet konkurrojnë me lista rajonale (në nivel qarku) me rend të fiksuar,
2.Mandatet për çdo qark caktohen me formulën d'Hondt, sipas numrit të zgjedhësve,
3.Të drejtën për të përfituar nga llogaritja e mandateve e kanë vetëm partitë politike që kalojnë pragun 2% dhe koalicionet 4% në shkallë kombëtare,
4.Llogaritja e rezultatit kombëtar për efekt të pragut elektoral, për një parti apo koalicion bëhet si shumatore e votave të vlefshme të fituara prej tyre në të gjitha qarqet ku ai/ajo ka konkuruar,
5.Llogaritja e mandateve të fituara në shkallë kombëtare nga një parti/koalicion bëhet mbi bazen e formulës d'Hondt mbi totalin e votave të vlefshme, për subjektet të cilat përmbushin kushtin e pragut elektoral,
6.Llogaritja e mandateve të fituara nga partitë brenda koalicionit bëhet mbi bazën e formulës d'Hondt ose me kuotë,
7.Numri i mandateve të fituara nga çdo parti ndahet me pas midis listave rajonale te asaj partie mbi bazen e votave që ka siguruar secila listë e partisë në rajonet përkatëses me formulën d'Hondt.
Mesazhi i këtij modeli është konsolidimi i sistemit tonë politik dhe përfaqësimi i drejtë i partive politike në parlament duke eleminuar dukuritë negative të disproporcionalitetit në vlerën e votës si dhe se garanton lidhjet e arsyeshme deputë-votues.

VARIANTI KATER
Parashikon:
a)Ruajtjen e përcaktimeve të dispozitave aktuale të Kodit Zgjedhor mbi përllogaritjen dhe shpërndarjen e mandateve ndërmjet partive dhe koalicioneve,
b)Ndryshimin e llogaritjes së mandateve për partitë brenda një koalicioni.
Në këtë rast:
a)Llogaritja dhe shpërndarja e mandateve për partitë e një koalicioni bëhet mbi bazën e metodës Daneze me seri pjestuesish 1,4,7,10…etj,
b)Gjithçka tjetër mbetet e njëjtë siç është parashikuar në Kodin Zgjedhor.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00