Reforma zgjedhore, Bylykbashi:
Votim dhe numërim elektronik 

Reforma zgjedhore, Bylykbashi:<br />Votim dhe numërim elektronik 
Votimi dhe numërimi elektronik ishte kryefjalë e diskutimit politik në Komisionin e Posacëm për Reformën zgjedhore. Ky proces i cili parashtrohet në platformën e opozitës si një sfidë për zgjedhje me standarde dhe që sipas deputetit Oerd Bylykbashi siguron largimin e individëve kriminalë nga strukturat zgjedhore.

“Duhet të sigurohet largimi i individëve kriminalë nga strukturat zgjedhore. Sfida kryesore duhet të jetë përdorimi i teknologjive, të bëhet identifikim biometrik për zgjedhësit dhe kjo është e mundur. Të bëhet votim dhe numërim elektronik. Kjo i jep fund votimit të personave më shumë se njëherë. Me këtë shmanget keqpërdorimi i kartës së identitetit që është kthyer në faktor të madh risku. Identifikimi biometrik heq këtë mundësi. Fleta e votimit të jetë e administrueshme, askush të mos numërojë një fletë votimi të një subjekti për një tjetër, të gjitha këto janë të mundshme”

Bashkëkryetari socialist i komisionit Bashkim Fino tha se për këtë duhet të japin garanci ekspertët nëse mund të realizohen ose jo, në të kundërt tha ai nuk mund të bllokohet procesi elektoral i 2017 pasi projektet pilot tre vite më parë dështuan në dy qarqe të vendit.: “Shpenzojmë shumë para në procesin zgjedhor, të kufizohen me ligj shpenzimet e panevojshme e këtu fushatat janë më të shtrenjta se në SHBA. Të ndalen paratë e dyshimta në fushatë, pasi ka më shumë se sa deklarohen”.

Më tej kryetari i komisionit, Bashkim Fino deklaroi se në një projekt pilot të 2013-tës në Fier dhe Tiranë ka dështuar si numërimi elektronik ashtu edhe cekimi i kartës elektronike.

“Në 2013 kemi pasur procesin e numërimit elektronik në Fier dhe çekim të kartës elektronike në Tiranë. Votim elektronik nuk është bërë asnjëherë në vendin tonë nuk jam specialist, por jam i dyjëzuar, për këtë duhet të kemi siguri”.

Për ish-kryetarin e KQZ tashmë deputet i PD Arben Ristani ky proces është i mundur dhe se sipas tij projektet pilot ishin vetëm një propozim shqiptar i paprovuar më parë në asnjë vend.

Një tjetër propozim erdhi nga kryerepublikani Fatmir Mediu i cili tha se reforma duhet të parashikojë përjashtimin e deputetëve që lëvizin nga forca politike që votohen në filli , duke e konsideruar këtë një Pazar politik.
Sink 

Komisioni ra dakort të miratojë kalendarin e punimeve të punës së komisionit të Posacëm, ku në mbledhjet e ardhshme është parashikuar të vijnë përfaqësues të KQZ,ku do të informojnë edhe mbi projektin pilot të numërimit të votave.

Redaksia online
(s.m/syhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Mediu: Proces i dështuar, nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme

Reforma Zgjedhore, Mediu: Proces i dështuar, nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme