Reforma zgjedhore, do diskutohen
amendamentet për median

Reforma zgjedhore, do diskutohen<br />amendamentet për median
TIRANE- Amendamentet për pjesën e medias në fushatë zgjedhore dhe regjistrimi i subjekteve në zgjedhje pritet të jenë objekti i diskutimeve në mbledhjen e ardhshme të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Deri tani komisioni parlamentar ka miratuar amendamentet e propozuara nga ekspertët që kanë të bëjnë me kapacitetet e financimit të fushatës elektorale të subjekteve politike. Kjo paketë e parë ndryshimesh në ligjin zgjedhor, e miratuar me konsensus, ka të bëjë me ndryshimin e skemës së financimit të partive në fushatë zgjedhore.

Nga rishikimi i shtatë neneve të kodit elektoral përfitues janë partitë e vogla, të cilat edhe nëse nuk marrin mandate në Kuvend, do të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit.

Në kodin aktual të miratuar me konsensus në dhjetor 2008 fondi në një vit zgjedhor i përcaktuar me vendim të Kuvendit, ndahej në këtë mënyrë: 50 % të tij e merrnin partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që kanë mandate në Kuvend dhe 50 % e merrnin partitë politike të regjistruara si subjekt zgjedhor dhe që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin kishin jo më pak se 2 vende në Kuvend në raport me votat e marra në shkallë kombëtare.

Sipas ndryshimeve të miratuara përfituese do të jenë të gjitha partitë që kanë më shumë se 0.5% të votave në zgjedhjet e fundit. "Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 0.5% të votave në shkallë vendi, përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje. Fondi për këtë qëllim përcaktohet me vendim të Kuvendit dhe përbën zë më vete në buxhetin e shtetit për vitin zgjedhor përkatës. Ky fond nuk mund të jetë më pak sesa totali i shumave të shpërndara partive politike në zgjedhjet pararendëse", thuhet në pikën 1 të nenit 87 të propozuar.

Nga ana e saj, KQZ brenda pesë ditëve nga nxjerrja e rezultatit përfundimtar proporcional në shkallë vendi, përcakton me vendim vlerën në para të një vote të vlefshme duke e pjestuar fondin e përgjithshëm të miratuar, me numrin e përgjithshëm të votave të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e radhës dhe që kanë fituar jo më pak se 0.5% të votave në shkallë vendi. Përmes formulës së përllogaritjes së votave, KQZ përcakton se sa lekë do të marrë çdo parti.

Dy ditë më parë, komisionin i posaçëm zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile lidhur me çështjen e barazisë gjinore, e përfshirë dhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Përfaqësues të Platformës Kombëtare të Gruas në komision kërkuan që një ndër tre emra në listë t'i përkasë secilës gjini. Ata kërkuan penalizime për partitë politike nëse nuk e plotësojnë këtë kriter.

(aq/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Rusia konfirmon sulmet ndaj xhihadistëve në Siri

Rusia konfirmon sulmet ndaj xhihadistëve në Siri