Reforma zgjedhore, formulë
e re për anëtarët e KQZ-së

Reforma zgjedhore, formulë<br />e re për  anëtarët e KQZ-së
TIRANE- Zbardhet formula e re e Partisë Socialiste për të riformatuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Drafti i dytë, i cili ka marrë deri diku edhe konsensusin nga kryeministri Berisha, kërkon rotacion tek anëtarët e KQZ dhe tek kryetari i këtij institucioni. Partia Socialiste ka kërkuar që 2 anëtarët e KQZ të ndërrohen çdo 2 vjet me rotacion, ndërsa kryetari, ose anëtari i shtatë të ketë një mandat tre vjeçar, pra të zëvendësohet çdo tre vjet. Sipas këtij propozimi, mendohet se anëtarët e kanë mandatin 6 vjeçar, ndërsa kryetari e ka 3 vjeçar. Kjo përkthehet kështu: Pasi janë zgjedhur shtatë anëtarët, zhvillohet edhe shorti, i cili hidhet vetëm një herë. Në short dy prej anëtarëve zgjedhin të jenë me mandat dy vjeçar, dy anëtarë të tjerë me mandat katër vjeçar, dhe dy anëtarët e tjerë kanë fatin e mirë për të qenë gjashtë vjet anëtarë KQZ. Kjo sjell një vazhdimësi në konceptin e opozitës. Por kjo përjashton kryetarin, ose anëtarin e shtatë, i cili në çdo tre vjet do të ndërrohet. Kjo e bën që KQZ të ketë gjithmon anëtar me eksperiencë dhe të mos jetë asnjëherë staf i ri, për të mos dështuar edhe në punë. Kjo të paktën është kërkuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar, për të shmangur KQZ e 're'.
BLEDAR ÇUÇI
Eksperti i Partisë Socialiste, Bledar Çuçi është shprehur se varianti i rotacionit të anëtarëve të KQZ është për të siguruar vazhdimësinë, duke mos lejuar që brenda një mandati t'ju mbarojnë mandatet edhe anëtarëve të tjerë. "Varianti i rotacionit nuk është një shpikje. Varianti i rotacionin zakonisht përdoret në institucione të tilla për të siguruar vazhdimësinë. Në mënyrë që, vazhdimisht, mbarimi i afatit 4 vjeçar të njërit anëtar të mos përkojë me mbarimin e afatit 4 vjeçar të anëtarit tjetër", shpjegon eksperti socialist, Bledar Çuçi.
DAMIAN GJIKNURI 
Konfirmohen që negociatat mes dy forcave kryesore vazhdojnë mes bashkëkryetarëve dhe ekspertëve të ish-komisionit të Reformës Zgjedhore. Sipas Damian Gjiknurit, PS i'a ka kaluar topin demokratëve për KQZ-në. Por nuk toleron tek varianti i ankimimeve. "Në kërkojmë që kryetari të mos zgjidhet nga partitë politke, por njëkohësisht kemi qenë fleksibël për formulën, madje i kemi thënë Partisë Demokratike, propozoni ju një formulë të zgjedhjes së kryetarit të KQZ-së, apo qoftë, të ulemi bashkë e të gjejmë një formë që e quajnë dhe ata të përshtatshme. Në këtë pikpamje, ne jemi të hapur që ta rishikojmë qendrimin tonë", deklaron depueteti socialist Gjiknuri. Sipas asaj që deklaroi në seancën plenare të së mërkurës, formula e re e të majtëve për KQZ-në, duket se mori dhe pëlqimin e kryeministrit. Por, ky i fundit, u shpreh kundër riciklimit total të anëtarëve të këtij komisioni.

INSTITUCIONET
Sipas propozimit të sjellë nga Partia Socialiste që pritet të merret edhe "ok" nga Partia Demokratike, kryetari duhet të zgjidhet nga KLD, Konferenca e Gjyqësorit dhe Gjykata e Lartë, duke eleminuar Avokatin e Popullit dhe Presidentin si propozues. Këto të fundit kanë qenë institucione që më herët PS i ka kërkuar si propozuese në formulën e parë të KQZ-së. Këto kandidatura të propozuara nga këto institucione do të kalojnë filtrin e Kuvendit.

SALI BERISHA 
Kryeministri Sali Berisha duke se ka shprehur dakordësinë për të riformatuar KQZ sipas formulës së sjellë nga opozita. "Është zgjidhur çështja e KQZ-së, si problem amendamenti. Keni sjellë një propozim që pak a shumë mund ta pranojmë, por çfarë ndodh tani. Tani ndodh ekzekutimi politik i të gjithë anëtarë e të KQZ-së, pavarësisht nga partia politike edhe Subashi dhe me radhë, po pse kështu bëhet?!”, tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar