Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume u shpreh se nuk duhet të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor aktual, proporcional rajonal. Në studion e ‘Frontline’ në Report Tv, Kume tha se duhet që sistemi të jetë i njëjti por të zbatohet ndryshe, me 4 rajone zgjedhore dhe jo 12 siç është aktualisht.
“Te kjo pikë jam me atë që tha Blendi Klosi, nuk duhet të ndryshohet sistemi që kemi aktualisht. Nëse sistemi do ishte ky proporcional rajonal por i zbatuar ndryshe, mos të kemi 12 njësi zgjedhore por në 4 rajone zgjedhore. Votimi të bëhet me lista të hapura 100%. Kushtetuta ka një ‘marifet’, thuhet se qytetari ka të drejtë të shprehet në votë parapëlqyese për përfaqësuesin në 2/3 e listës. Struktura e parlamentit nesër do jetë shumë më afër votës së hedhur. Ndryshimet bëjnë që demokracia përfaqëuese të jetë edhe më e mirë se sot. Po ashtu shton edhe pjesëmarrjen”- tha Kume.
Ai gjithashtu i bëri një thirrje qeverisë dhe opozitës për heqjen e bashkëkryetarëve në mënyrë që të zgjidhet debati që ka kapluar sot opozitën për zëvendësimin e Alibeajt me Bylykbashin.
“Hiqni dorë nga bashkëkryetarët, mos të ketë të tillë. Të vendosë për ndryshimet me shumicë të cilësuar me 11 anëtarë, gjë që e bën bipartizan me pjesëmarrje të 2 palëve dhe komisioni të drejtohet nga një prej anëtarëve”- argumentoi ish-kreu i KQZ.
Lajmi kryesor:
Reforma Zgjedhore, Klosi: Dyshoj se në mbledhje do kemi përplasje! Sula: Do jem i pranishëm, kërkojmë zëvendësimin e Alibeajt si bashkëkryetar
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.4%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë! Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës
23 Janar, 21:20
-
Regjistrimi i diasporës për zgjedhje, ish kreu i KQZ, Kume: Nëse ecim me këto ritme do kapërcejmë Kosovën! Më 11 maj do kemi 2 lista zgjedhësish
22 Janar, 13:03
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ PD zhvillon takime me Diasporën në Itali, Topalli, Alizoti, Hoti dhe Sula takojnë emigrantët në 3 rajone: Vota juaj na duhet për të rrëzuar Ramën
19 Janar, 17:58
-
Sondazhi në 'Frontline', PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer, diaspora e preferon më shumë se zgjedhësit këtu
16 Janar, 21:06
-
Atentatet në Janar, gazetari në Frontline: Vrasja e 56 vjeçarit tek ‘Pallati me Shigjeta’ afër zbardhjes! Policia ka dyshime se Kristian Marku u nxor në pritë
14 Janar, 20:15
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Vota e diasporës/ Kikia: Si do votojnë shqiptarë do jetë komike, nuk ka fshehtësi dhe do votohet kolektivisht! Nesho: E vështirë të jetë e lirë
13 Janar, 21:44
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55