Reforma Zgjedhore dhe mbledhja e Këshilli Politik ditën e hënë sollën një javë të ngarkuar me reagimet politike lidhur me këtë reformë mjaft të rëndësishme për vend dhe të ardhmen integruese të tij. Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, gjatë një interviste në "Repolitix' në Report Tv, ka mbështetur propozimin e opozitës së bashkuar për krijimin e një qeveria transitore apo kujdestar tre muaj para zgjedhjeve e pa ndikuar politikisht për krijimin e zgjedhjeve me standarde demokratike dhe të gjithëpranuara. Ashtu si Fatmir Mediu dhe Luan Rama, dhe Ivi Kaso ka thënë se kjo qeveri kujdestare është e rëndësishëm për besimin në zgjedhje dhe se kjo kërkesë është pranuar edhe nga ndërkombëtarët.
"Ne kemi punuar në mënyrë intensive nga mesi i janarit deri në mbledhjen e fundit ku kemi paraqitur 5 propozimet tona mes të cilave shumë të diktuara ka qenë për rolin e policisë e prokurorisë në zgjedhje, përfshirjen e SPAK në krimet e rënda zgjedhore si shitblerja e votës, financimi i partive politike dh kandidatëve dhe krijim i një organizate të vetme për monitorimi për financat e partive. Synimi i Reformës Zgjedhore ka qenë të adresojmë të gjitha ata problematika të evidentuar të paktën në 3 zgjedhjet e fundit dhe gjetjen e zgjidhjeve. Theksi është vënë në mungesën e vullnetit te qeverisë për të organizuar zgjedhje me standarde, që kanë ardhur duke u përkeqësuar deri në zgjedhjet e 2019. Synimi është krijimi i një qeverie jashtë ndikimit politik për ta siguruar këtë gjë. Qeveria e besimit është një mënyrë për të krijuar zgjedhje të gjithëpranuara dhe jo një kapriço e opozitë. Artikulimi i një qeverie transitore është një vendim politik i opozitës së bashkuar dhe është i përqafuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Në artikulimet publike të ndërkombëtareve unë personalisht kamë vërejtur një mirëkuptim të tyre pse opozita kërkon këtë zgjidhje", tha Kaso.
Kaso foli edhe për ndryshimin e sistemit duke lënë të kuptohet që nuk i është 'mbyllur dera' një propozim të tillë, ndërsa Rudina Hajdari theksoi një natë në parë në "Repolitix" se do të vendos veton nëse nuk ka ndryshim sistemi dhe lista të hapura.
Në lidhje me numërimin elektronik i kërkuar nga opozita e bashkuar, Kaso tha se "identifikimi biometrik dhe më pas numërimit elektronik, ka koston e vetë por që mund të implementohet brenda disa muajve nëse qeveria dëshiron."
Kryeminister i qeverise tranzitore duhet te jete kryegangsteri i pd leshelis Flamur Herman Geringu se ka eksperience ne zgjedhjet e 2017 ne Diber kur beri terror me banden e Xhelal Mendjeziut,horrit te Kamzes
PërgjigjuE BETE KETE EKSPERIMENT NE ZGJEDHJET E 2017,,,ME QEVERI TE PERBASHKET DHE PRAPE HUMBET O IVI QORRI,,E PRAPE DO HUMBISNI SE JENI QORRA E NUK E SHIKONI QE POPULLI JUA KA HEDHUR CELSAT NE DET OPOZITES......PTU.PTU..RRACE E KEQE...
PërgjigjuPo çfar jan kta pd mor zot a kan kta një pik burërie po të gjith palaço. Kta jan askushi se kan dorzuar dhe mandatet ça llomotitin kta jashqitje e kombit.
PërgjigjuTallje k.........
PërgjigjuPo cilet nderkombetare e perkrahin kete variant, se nuk e kemi degjuar ndonjehere. Te lutem, na jep ndonje reference / deklarate publike (jo muhabete kafenesh) qe te jesh i besueshem. E provuat me qeverine teknike kur moret 4 ministri, Avokatin e Popullit etj. edhe prape u ndiet te vjedhur ne zgjedhje, por nuk paraqitet prova. I bie qe jeni ose shume terslinj, ose shume te paafte.
Përgjigju