'Këshilli Politik nuk ka fuqi ligjore', Hajdari në Report TV: Do këmbëngul deri në fund për ndryshim sistemi dhe lista të hapura

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari në një intervistë në emisionin "Repolitix" në Report TV tha se do të luftojë deri në fund për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura. Hajdari tha se ndryshimi i sistemit mund të kërkojë ndryshime kushtetuese që për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese mund të mos realizohen, por listat e hapura mund të sigurohen me një amentim të thjeshtë në Kodin Zgjedhor pa pasur nevojë për ndërhyrje kushtetuese.

"Reforma zgjedhore është pjesë e një procesi tepër të kërkuar jo vetëm nga ne por dhe e ndërkombëtarëve dhe të adresohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të arrijmë deri tek ndryshimi i sistemit. Nuk i tërhiqem aspak kësaj pike deri në fund pasi është shumë e rëndësishme. E kam shpallur këtë betejë që ditën e  parë dhe do të vazhdojmë të flasim për ndryshim sistemi. Sot shqiptarët votojnë vetëm paritë dhe nuk e dinë se nga kush përfaqësohen. Pjesë e reformës zgjedhore duhet të jetë dhe ndryshimi  i sistemit, me këtë sistem sot abuzohet në mënyrë të hapur dhe vidhet vota. Sot jemi me një sistem proporcional rajonal me lista të mbyllura, ndërsa kemi dy propozime atë proporcional rajonal me lista të hapura dhe proporcional kombëtar me lista të hapura. Të dyja kërkojnë ndryshime kushtetuese dhe kjo është pak e vështirë në mungesë  të një Gjykate Kushtetuese. Minimumi që mund të arrijmë janë listat e hapura pa pasur nevojë për ndryshime kushtetuese. Ekspertët thonë se kjo mund të behet thjeshtë me një amendim të Kodit Zgjedhor", tha Hajdari.

Nëse do të marrë pjesë në Këshillin Politik të hënën, Hajdari tha se këtë duhet ta mendojë dhe diskutojë me anëtarët e tjerë të partisë ditën e nesërme, ndërsa theksoi se Komisioni për Reformën Zgjedhore ka fuqi ligjore dhe Këshilli Politik nuk e ka këtë funksion.

"Çështja është që parimisht unë jam shprehur se reforma zgjedhore duhet të jetë e gjithëpranuar dhe gjithëpërfshirëse nga të gjitha palët. Çdo gjë duhet ndjekur sipas hapave dhe nuk ka nevojë për reagime të menjëhershme. Këto reagime të menjëhershme vijnë si pasojë e politikave të vogla dhe individuale. Këshilli politik luan një funksion të rëndësishme pasi përfshinë anëtarë të partive politike që nuk janë në parlament. Nuk mund të marrë një vendim vetjak, ditën e nesërme do të konsultohemi me anëtarët e tjerë, dhe do të vendosim. Komisioni ka një funksioni të posaçëm pasi i jepet fuqia e ligjit, këshilli politik nuk e ka këtë funksion pavarësisht se duhet vullneti politik i gjithëpërfshirës, por kjo nuk do të thotë se këshilli politik ka një vendim legjitim", tha Hajdari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:13
Funksionarë të ish byrosë/ Hajdari: Kandidatët ta deklarojnë vullnetarisht, jo të penalizohen, por të ketë transparencë

Rudina Hajdari tha se opozita parlamentare ka propozuar që të gjithë kandidatët në  bashki apo zgjedhje të deklarojnë në mënyrë vullnetare nëse kanë qenë pjesë e ish-byrosë politike dhe sistemi të kaluar. Ajo theksoi se kjo nuk duhet t'i ndajë të kandidojnë, por që qytetarët të kenë transparencë të plotë për atë që po votojnë.

"Kam propozuar të ketë një deklarim vullnetar të kandidatëve të ish byrosë dhe të përfshirë në sistemin e kaluar. Nëse sot një person do të kandidojë ai duhet të tregojë pastërtinë e tij në mënyrë vullnetare që nuk ka pasur lidhje me ish- byronë, thjeshtë të jenë të informuar dhe jo të pengojnë votimin, ajo që kërkojmë është transparenca pastaj u mbetet në dorË qytetarëve ta votojnë apo jo", tha Hajdari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës