Reforma zgjedhore, Komisioni
injoron draftin e të vegjëlve

Reforma zgjedhore, Komisioni <br />injoron draftin e të vegjëlve
TIRANE – Komisioni për reformën zgjedhore ka injoruar totalisht gjatë mbledhjes së sotme draftin e dorëzuar nga partitë e vogla për llogaritjen e mandatit të deputetëve. Pavarësisht se dy partitë më mëdha në vend kishin premtuar se do të merrnin në konsideratë kërkesat e partive të vogla, gjatë mbledhjes së sotme kjo është harruar dhe askush nuk ka marrë fare në dorë draftin me propozimet.

Disa ditë më parë 26 parti politike shqiptare kërkuan korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor në Shqipëri. Propozimi ishte pjesë e draftit që ishte firmosur edhe nga Kryeministri Berisha dhe përfaqësues të tjerë të partive të djathta.

Një ditë para Berishës, drafti në fjalë u firmos edhe nga kryesocialisti Rama dhe të gjithë aleatët e PS.
Përfaqësuesi i Partisë Republikane konfirmoi lajmin e përfundimit të 26 firmave sot pak pas mesditës.

Kreu i PDS, Paskal Milo, ishte një nga politikanët që dorëzoi draft-propozimin në selinë e Kryesisë së Kuvendit e saktësisht pranë komisionit kuvendor që po merret me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në mbledhje e sotme të Komisionit u ra dakort në lidhje me numërimin elektronik të votave si dhe numërimin me dorë në rastet kur haset problem me leximin optik.

Është shtyrë për javën tjetër diskutimi mbi kompetencat e KZAZ-ve si dhe përcaktimi i përgjegjësive që do të mbajë kompania që do të atashohet për numërimin elektronik të votave.

(fc/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori