Reforma Zgjedhore, komisioni nuk
mblidhet sot, s'u ra dakord për kutitë

Reforma Zgjedhore, komisioni nuk<br />mblidhet sot, s'u ra dakord për kutitë
TIRANE- Komisioni i Reformës Zgjedhore ishte parashikuar të zhvillohej sot, por është shtyrë. Arsyeja e kësaj zvarritje ka qenë mos rënia dakord e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për kutitë e materialve zgjedhore. Burime brenda komisionit bëjnë me dije, për Shqiptarja.com se deputeti dhe bashkëkryetari Damian Gjiknuri si dhe ekpserti i PD, Oert Bylykbashi nuk kanë rënë dakord se çfarë do të bëhen me kutitë dhe se kur duhen hapur ato.

Kjo ka qenë krisja e radhës mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Po ashtu ngërçi në këtë komision mund të jetë edhe numërimi elektronik. Ky numërim optik i është lënë në dorë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nëse do të bëhet numërimi elektronik, ose do të ketë një numërim manual. Ky nen mund të futë sërish në sherr KQZ-në, ashtu siç kemi precedentin e 2009 dhe të zgjedhjeve lokale të 2011. Po ashtu edhe nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi, gjatë një prononcimi ka shprehur pakënaqësitë e veta në lidhje me këtë nen, ku përcakton KQZ të vendosë mbi numërimin. Kjo teknologji është kërkuar edhe nga Partia Socialiste po edhe nga Partia Demokratike.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!