Reforma zgjedhore, ndryshimet
në KQZ brenda 15 shtatorit

Reforma zgjedhore, ndryshimet<br />në KQZ brenda 15 shtatorit
Dekretimi nga Presidenti Bujar Nishani i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor i hap rrugë riformatimit të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas dispozitave të përcaktuara ligjore, votimi në seancë i trupës së re të institucionit të menaxhimit të proceseve zgjedhore do të duhet të realizohet brenda mesit të muajit shtator. Pika 181 e kodit të ndryshuar përcakton momentin kur duhet të bëhet zëvendësimi i anëtarëve aktualë ndërsa thotë se "Kuvendi 30 ditë nga data e shpalljes së ndryshimeve të këtij ligji zgjedh anëtarët e KQZ-së".

 Duke llogaritur 16 gushtin si datën e dekretimit të ligjit atëherë duhet që brenda një muaji të përfundojë procesi i përzgjedhjes dhe votimi i anëtarëve në Kuvend. Kodi parashikon se gjashtë anëtarë të KQZ-së zgjidhen përkatësisht: dy me propozim të partisë më të madhe të mazhorancës, dy me propozim nga partia kryesore e opozitës dhe dy anëtarët e tjerë vijnë si propozime nga partitë e dyta të mazhorancës dhe opozitës.

Brenda pak ditësh duhet të shpallet edhe posti vakant i kryetarit të KQZ-së i cili votohet jo më vonë se 10 ditë nga zgjedhja e anëtarëve të tjerë. Mandati i shtatë që është njëkohësisht mandati i kryetarit të KQZ-së zgjidhet përmes procedurës së konkursit siç parashikon Kodi Zgjedhor.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta