Reforma Zgjedhore 'ngec' te
hapja e kutive të materialeve
Hapja e kutive te materialeve zgjedhore, ka shkaktuar sot debate mes PD dhe PS ne komisionin e Reformes Zgjedhore. Palet kane mendime te kunderta dhe duket se kjo cështje do të kthehet në një "ngërc" për ecurinë e mëtejshme të Reformës Zgjedhore. Gjiknuri: PD po tërhiqet nga kompromisi, të reflektojë
TIRANE-Debati mes PD-PS ka mbizotëruar mbledhjen e sotme të komisionit të Reformës Zgjedhore. PS pretendon se ka një tërheqje të së djathtës nga konsensusi për këtë reformë.Bashkëkryetari i komisionit, Damian Gjiknuri deklaroi sot se “në momentin e fundit ka një tërheqje të PD nga konsensusi për kutitë e materialeve zgjedhore”. Gjiknuri sqaron se bëhet fjalë për nenin 116 të draftit ku është rënë dakord që kutitë të mos hapen në vendin e numërimit të votave, por vetëm për disa shkaqe të listuara në
KQZ gjatë procesit të ankimimit.
GJIKNURI: PD PO VE NE RREZIK TRANSPARENCENNë një prononcim për median menjëherë pas mbledhjes Damian Gjiknuri akuzoi mazhorancën se po tërhiqet nga një marrëveshje e arritur një muaj më parë dhe i bën thirrje të reflektojë.
“Shumica kundërshton një tekst për të cilin ka një muaj që është rëndë dakort që kutitë të mos hapen në vendin e numërimit të votave. Ata në mënyrë të papritur e mohojnë këtë se nuk është teksti që nuk kemi rënë dakort. Teksti është pikërisht ai që i negociuar dhe ai që është rënë dakord. Pika 6 e nenit thotë: "kutitë e materialeve hapen në KQZ gjatë shqyrtimit të ankimimit, kur ka mospërputhje me fletët e votimit, kur nuk është përdorur teknologjia në qendra, raste klasike të ankimit, kishim rënë dakord, kemi komunikimet e ekspertëve, teksti ka mbi 1 javë që është në duart e komisionit të reformës dhe sot krejt papritur PD nuk bie dakord. PD të reflektojë, tërheqja vë në rrezik transparencën”- deklaroi Gjiknuri nga selia rozë
PD: ZVARRITET PROCESI Ndërkaq PD, pretendon të kundërtën. Bashkëkryetari demorkat Oert Bylykbashi deklaroi pas mbeldhjes së komisionit se “nuk ka tërheqje nga konsensusi. “Mendojmë se qëndrimi i PS për hapjen e materialeve zgjedhore ne Vendet e Numërimit të Votave nuk është i drejtë, pasi kjo procedurë duhet kryer në KQZ, pasi vetëm kështu nuk zvarritet procesi zgjedhor”-deklaroi Bylykbashi. Deri tani në komisionin e Reformës Zgjedhore janë votuar 30 nene në kapitullin e numërimit të votave.
(jd/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3881
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14