Reforma Zgjedhore, OSBE: Gati të
ndihmojmë komisionin me ekspertizë
Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi dhe OSBE kanë zhvilluar disa takime në Dibër në kuadër të zgjedhjeve lokale për ndërgjegjësimin e grave, përfshirë atyre që votojnë për herë të parë, të drejtat e tyre, rëndësinë e votës dhe kuotën gjinore për zgjedhjet vendore.
Kryetarja e
KQZ-së, Lefterie Luzi dhe OSBE kanë zhvilluar disa takime në Dibër në kuadër të zgjedhjeve lokale për ndërgjegjësimin e grave, përfshirë atyre që votojnë për herë të parë, të drejtat e tyre, rëndësinë e votës dhe kuotën gjinore për zgjedhjet vendore.
Kryetarja e KQZ-së gjatë fjalës së saj e vendosi theksin te barazia gjinore në proceset zgjedhore, lirinë e votës dhe problemin e votimit familjar.
Ndërsa kryetari në detyrë Robert Wilton deklaroi se OSBE është e gatshme t’i ofrojmë komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore ekspertizën e kërkuar, sapo ai të fillojë punën.
“
Këto veprimtari tregojnë besimin e OSBE-së në rëndësinë që ka rritja e pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike, si dhe janë pjesë e mbështetjes për partnerin tonë afatgjatë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Pas bisedave paraprake, ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i ofrojmë komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore ekspertizën e kërkuar, sapo ai të fillojë punën”, tha Wilton.
OSBE i njohu të pranishmet me hapat e fundit lidhur me reformën zgjedhore dhe me kuotën gjinore për zgjedhjet vendore.
Gjatë kësaj jave, Prezenca e OSBE-së po zhvillon, gjithashtu, takime me këshilltare bashkiake të partive të ndryshme në bashkitë e Vlorës, Sarandës, Konispolit, Himarës dhe Dibrës, për të diskutuar për përfaqësimin e tanishëm të grave në politikë, zbatimin e mekanizmave të barazisë gjinore në nivelin vendor dhe përmirësimin e mundshëm të kuotës gjinore për zgjedhjet parlamentare të 2017-s.
Këto veprimtari janë pjesë e punës së vijueshme të Prezencës për të nxitur angazhimin qytetar në Shqipëri, për të fuqizuar profesionalizmin e administratës zgjedhore, si dhe për të përmirësuar cilësinë e zgjedhjeve, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës do të zhvillohen në 11 shtator, ndërsa përballë njëri tjetrit janë Sherefedin Shehu nga PD dhe Muharrem Rama nga aleanca e majtë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2543
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44