Reforma Zgjedhore pa rezultat, shkon në shtator shtyrja e afatit! Gjiknuri e Alibeaj kërkuan kohë! Bardhi: Vendosim në shtator

Në mbledhjen maratonë të Kuvendit, në seancën e fundit të tij, kaloi pa shumë vëmendje debati mbi Reformën Zgjedhore, e mbetur peng e një Komisioni Parlamentar të ngritur gati dy vite më parë e që drejtohet nga Damian Gjiknuri e Enkelejd Alibeaj.

Me zero rezultate në dy vite, bashkëkryetarët kërkuan që deputetët të votojnë zgjatjen e afatit të Komisionit, edhe me 6 muaj të tjerë.

“Kemi dhe projektvendimin për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm parlamentar të reformës”, tha kryeparlamentarja.

Por votimi i zgjatjes së afatit të punës së këtij Komisioni u pengua nga Gazment Bardhi, që në emër të opozitës hodhi kritika për punën e komisionit. Bardhi tha se fillimisht duhet të rikonceptohet puna e komisionit.

‘Nuk ka asnjë shkak të arsyeshëm për të shtyrë, shtyrë, pa punë komisionin e Reformës Zgjedhore. Komisioni i Reformës Zgjedhore në një vit ka zhvilluar vetëm dy mbledhje dhe ka bllokuar punën e Reformës Zgjedhore.’- tha Bardhi.

‘Aktiviteti pse nuk është bërë? Por ju nuk merreshit vesh me njëri tjetrin. Ku të bëhej aktivitet?’- tha Gjiknuri.

Në axhendën e prioriteteve, tashmë parlamentarët në shtator duhet të kenë edhe Reformën Zgjedhore, ku pas krisjes Bardhi-Basha, opozita mund të kërkojë edhe rikthim në pikën zero të punës së Parlamentit, me emra të rinj.

Komisioni i Reformës Zgjedhore u ngrit si kërkesë e opozitës, asokohe të drejtuar nga Lulzim Basha, për ngritjen e të cilit dha votën pro zgjatjes së afatit të organeve të vettingut.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën