Reforma zgjedhore, PD e PS:
Kemi formulë të re për KQZ

Reforma zgjedhore, PD e PS:<br />Kemi formulë të re për KQZ
TIRANE- Në kufijtë e dështimit të reformës zgjedhore, PS jep një propozim të ri për të zgjidhur ngërcin PS-PD, por nuk po arrin të ulë PD në tryezë. Ndërkaq, për çështjen e reformës, burimet thonë se javën e ardhshme në Tiranën zyrtare mund të mbërrijë sërish Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në KE, Stefano Sanino, për të shtuar presionin ndaj politikanëve shqiptarë.

Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se në orët përfundimtare të dështimit të reformës zgjedhore, PS ka një tjetër As nën mëngë për të bërë ofertë për demokratët për përbërjen e KQZ. "PS më në fund i ka çuar një tjetër sinjal PD: Eja ulemi, kemi një formulë që mund të garantojë edhe maxhorancën tuaj" tha një burim nga Partia Socialiste lidhur me mënyrën sesi do të zgjidhet ngërçi që kanë palët të paktën për pikën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Por nuk është vetëm kjo. Duket se varianti i ri që kërkojnë socialistët të diskutojnë me demokratët bazohet në formulën e vjetër, ku disa institucione të pavarura të bëjnë propozimet. Por socialistët, nuk duan ta hedhin në media këtë variant pa e diskutuar më parë me demokratët.

Megjithatë, palët duket se po bëhen "kapriçoze". Sepse burime të sigurta të Shqiptarja.com, konfirmojnë se shumë shpejt (por jo këtë javë) në Tiranën zyrtare do të zbresë sërish Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në KE, Sanino. Bashkimi Evropian, pas apelit dhe ultimatumit të bërë nga Fyle në Tiranë në 3 maj, që skadon pikërisht ditën e sotme, po mendon për të sjellë sërish emisarët e vet për të gjetur zgjidhjen qoftë për KQZ, qoftë për mënyrën e numërimit apo kutitë e votimit. Sigurisht, Sanino si mesazh nga Brukseli, në vetvete do të sjellë edhe një ultimatum të ri, por kjo vetëm sa i heq shancet dy palëve politike, për të qenë konstruktiv dhe shumë të shpejtë në plotësimin e detyrimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat këtë vjeshtë, sikurse pretendohej pas konsensusit paraprak.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(fc/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian