Reforma zgjedhore/ PD: Pa u larguar Rama, zgjedhjet e Kosovës do të mbeten leksion

TIRANE-Partia Demokratike thotë se Kosova i dha leksion qeverisë shqiptare me zgjedhjet. Për Oerd Bylykbashin është vullneti politik ai që garanton zgjedhje demokratike dhe rotacion politik paqësor. Por cfarë e pengon një gjë të tillë në Shqipëri? PD-ja akuzon kryeministrin Rama, ndërsa thekson se pa u larguar ai zgjedhjet e Kosovës apo çdo reformë zgjedhore e jona, do të mbeten një leksion në letër. Lideri demokrat Lulzim Basha i dërgoi Edi Ramës një plan me pesë pika për zgjidhjen e krizës politike dhe Reformën Zgjedhore.

DEKLARATA E OERD BYLYKBASHIT
 Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë një leksion i madh për politikën ‎shqiptare, por mbi të gjitha janë një këmbanë e fortë për qeverinë. Zgjedhjet demokratike kërkojnë vullnet politik. 

Kosova dha një mësim të madh se zgjedhjet bëhen demokatike, kur në vend të parë vjen interesi i zgjedhësve dhe kur qeveria ka vullnet për të zbatuar ligjin,‎ që garanton të drejtën e zgjedhësve dhe të kandidatëve që konkurojnë të lirë e pa presion. 

Askush nuk ka dëgjuar zhurmë për reformë zgjedhore në Kosovë, por të gjithë pamë se si Kosova bëri zgjedhje demokratike që garantuan rotacion politik paqësor, ku fituesi angazhohet për ndryshim dhe humbësi nuk manipulon numërimin, por pranon humbjen. 

Zgjedhjet demokratike në Shqipëri i vrasin:

·        Qeveritarët e korruptuar që blejnë vota për të vazhduar të mbajnë pushtetin

·        ‎Kriminelët që qeveritarët i angazhojnë për të blerë vota dhe frikësuar zgjedhësit në këmbim të tenderave dhe pasurive publike

·        Kandidatët me rekorde kriminale apo ushtarë të krimit

·        Oligarkët që financojnë partinë në pushtet që të vijojnë vjedhjen e shqiptarëve me PPP dhe konçensione

·        Komisionerët militantë që shkelin ligjin me dy këmbë duke mbushur kutitë apo manipuluar numërimin

·        Mediat e kapura nga pushteti me interesa biznesi apo licenca të paligjshme

ODIHR dhe Bashkimi Europian në 2019 kërkon të luftohet: 

·        Shitblerja e votës dhe të ndëshkohen ata që blejnë vota

·        Presioni mbi zgjedhësit

·        Presioni mbi administraten

·        Cënimi i sekretit të votes

·        ‎Cënimi i lirisë së votës 

·        Abuzimi me burimet shtetërore në favor të partisë në pushtet‎

·        Që partitë politike të jenë transparente me financat e tyre.

Partia Demokratike është e angazhuar për të gjitha këto, në mënyrë që t'u sigurojë shqiptarëve zgjedhje demokratike dhe rotacion demokratik me votë.‎  Partia Demokratike është e bindur që vetëm zbatimi i plotë dhe i vërtetë i rekomandimeve të ODIHR na hap rrugën për zgjedhje demokratike dhe për këtë ka propozar një plan me pesë pika, në bazë të të cilit qendron vullneti politik për zgjedhje të lira e të ndershme.  

E vetmja pengesë në rrugën e shqiptarëve për zbatimin e rekomandimeve, si dhe garantimin e zgjedhje si gjithë Europa, është Edi Rama dhe qeveria e tij‎. Pa u larguar Edi Rama, zgjedhjet e Kosovës apo çdo reformë zgjedhore e jona, do të mbeten një leksion në letër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • juristi: 07/10/2019 14:58

    Hahaha kush flet?Super hajdutat.Hahaha,keta qe e kane vjedhjen e votes institucion,e shpiken,e zhvilluan dhe e mbajne fort.Bravo Pd-ja,qe vjedhjen e votes e ke futur edhe ne partine qe pefaqesoni.Ne Shqiperi,e keni license ekskluzive per te vjedh,megjithese ja keni shitur licensen,edhe LSI-se.

    Përgjigju
  • O tej: 07/10/2019 14:51

    Rama largohet kur ju te keni mbaruar gjithe brisqet e rrojes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille