Komisioni i Reformës Zgjedhore ka miratuar unanimisht përbërjen e ekspertëve të partive politike të cilët do të sjellin pranë kësaj trupe propozimet teknike për kodin e ri zgjedhor, të fokusuar tek rekomandimet e OSBE ODIHR për zgjedhjet e 2013 dhe 2015.
Komisioni vendosi që PS dhe PD të kenë nga dy ekspertë ndërsa PDIU, PR dhe LSI nga një ekspert.
"
Jeni dakort, kush është dakort të ngre dorën me këtë format dhe nominimin e emrave që ne bëmë” tha Bashkim Fino.
Të gjitha palët janë dakort për finalizimin e një kodi që reflekton dhe përmirëson gabimet e së shkuarës, ndërsa u vendos që në mbledhjen e radhës të vijë në seancë trupa e
KQZ për të shpalosur propozimet për administrimin e procesit zgjedhore.
“
Kemi një kod zgjedhor, ne duam ti përmirësojmë këto rregulla loje të cilat në funksion të vërejtjeve zgjedhore të sjella nga OSBE në 2013 dhe 2015 jemi të hapur ti hyjmë nje diskutimi për përmirësimin e tyre” ka thënë Fino.
Ndërkohë, Oerd Bylykbashi tha se, “
Po hasen përsëri problem të rënda me listat e zgjedhësve. Një rol inaktiv të policisë së Shtetit për të goditur kriminalitetin në procesin zgjedhor. Kemi probleme të cilat do të na çojnë të shkojmë edhe përtej Kodit Zgjedhor, siç janë ndryshimet që ne duhet të bëjmë për të kriminalizuar korrupsionin zgjedhor apo edhe financimet e paligjshme” ka thënë ai.
Partitë e vogla ndajnë mendimin se problemet në administrimin e proceseve zgjedhore vijnë për shkak të dakortësive të dy partive të mëdha.
“
Një nga problemet më thelbësore që mbetet për tu përmirësuar është administrimi i procesit zgjedhor pasi ajo ka qenë pjesa më e madhe e debatit” ka thënë Petrit Vasili.
Ndërkohë, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka thënë se, ‘
Problematikë e madhe ka qenë gjithmonë se dy partitë e mëdha kanë rënë në një dakordësi”.
Sakaq, kreu i PR, Fatmir Mehdiu tha se, “
Nuk është se manipulohet procesi për shkak të problemeve teknike, por për shkak të dëshirës për shtrembërime politike” tha ai.
PS përcaktoi si ekspertë Elion Semanaj dhe Gledian Llatja, PD përcaktoi Ivi Kaso dhe Dorian Gjomarkaj, PDIU Erion Manohasën, PR Arian Madhin dhe LSI Bledar Abdullahun.
(m.b/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50