Reforma Zgjedhore, PS: Ok
korrektimit, PD të mbajë fjalën
Milo: Bëni presion Berishës

Reforma Zgjedhore, PS: Ok <br />korrektimit, PD të mbajë fjalën<br />Milo: Bëni presion Berishës
TIRANE- Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, deklaroi në një konferencë për shtyp nga selia rozë se PS vazhdon t’i qëndrojë me forcë korrektimit të Sistemit Zgjedhor dhe kërkoi nga Partia Demokratike që të shprehet hapur nëse vazhdon t’i përmbahet marrëveshjes së nënshkruar me partitë e tjera.

“Është koha që PD publikisht të deklarohet nëse i qëndron marrëveshjes së nënshkruar nga 26 parti”, tha Gjiknuri ndërsa shtoi: “Kërkojmë që edhe parti të tjera të mazhorancës të mbështesin qëndrimin tonë”.

Gjiknuri theksoi se PS është promotore për barazinë e votës.

AMENDIMET E PS
Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë amendimet e reja me tre çështjet kryesore, atë të rikompozimit të KQZ, përdorimin e teknologjisë të numërimit gjatë procesit zgjedhore, si dhe hapjen e kutive të materialeve zgjedhore.

Referuar draftit të sjellë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, PS nuk heq dorë nga hapja e kutive të materialeve zgjedhore me kërkesë të dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesë kjo që është hedhur poshtë nga anëtarët e djathtë të komisionit të Reformës Zgjedhore si dhe nga Kryeministri Berisha. Ndërsa kërkon që numërimi elektronik të bëhet pilot në ato qytete që ka pasur kohët e fundit lëvizje të madhe demokratike.

Sipas propozimit të PS, anëtari i shtatë dhe njëkohësisht Kryetar i KQZ-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, sipas nenit 14 të këtij Kodi, sipas procedurës së mëposhtme:

a)Dhoma Kombëtare e Avokatëve, Avokati i Popullit, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, dhe të paktën 4 organizata të shoqërisë civile që kanë përvojë më shumë se 5 vjet në fushën e zgjedhjeve, i paraqesin kuvendit të paktën dy kandidatë. Njoftimi për vakancën behet jo më vonë se 30 ditë nga afati i përcaktuar në neni 19 të Kodit. Në këtë listë nuk mund të përfshihen ose nëse janë përfshirë përjashtohen, kandidatët e propozuar sipas shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 14 të këtij Kodi;

b) grupi parlamentar i partisë më të madhe të shumicës parlamentare përzgjedh dy nga kandidaturat e ardhura sipas shkronjës “a” të këtij neni;

c) grupi parlamentar i partisë më të madhe të opozitës parlamentare përzgjedh dy nga kandidaturat e propozuara sipas shkronjës “a” të këtij neni;

ç) partitë e tjera politike parlamentare përzgjedhin nga një kandidat sipas shkronjës “a” të këtij neni;

d)Kandidaturat e përzgjedhura i nënshtrohen seancës dëgjimore në Komisionin e Kuvendit që mbulon çështjet ligjore dhe administratën publike.

Ky amendim i bërë nga PS do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës që do të njoftohet nga komisioni i Reformës Zgjedhore. Por PS ka kërkuar që të jetë mbi 35 vjeç dhe të ketë një eksperiencë 10 vjeçare në fushën juridike. Fusha që specifikisht i ka detajuar PS.

(im/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia