Reforma zgjedhore,  PS: Të
mbyllet mandati i KQZ-së

Reforma zgjedhore,  PS: Të <br />mbyllet mandati i KQZ-së
TIRANE- Gazeta "Shqip" shkruan sot se përveç elementit të përbërjes së KQZ-së socialistët kërkojnë hyrjen e menjëhershme në fuqi të kësaj përbërjeje. Kjo do të thotë se PS kërkon që të shtatë anëtarët aktualë të KQZ-së t’iu ndërpritet mandati që këtë muaj dhe trupa e re të formohet sipas modelit të ri që do të ndiqet për zgjedhjen e tyre. Gazeta shkruan se PS nuk ka ende një përgjigje nga PD-ja për propozimin për të zgjedhur anëtarin e shtatë të KQZ-së sipas një formule të re dhe ndërprerja e mandatit të menjëhershëm për anëtarët aktualë të KQZ-së.

Sipas përfaqësuesve të PS-së të cilave u referohet gazeta, Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka arsye pse të presë derisa anëtarëve aktualë të KQZ-së tu mbarojë mandate në shkurt të 2013, pasi këta mund të hartojnë akte nënligjore të cilat më pas do të zbatohen nga përbërja e re. Një tjetër shkak është dhe fakti se disa persona brenda këtij institucioni kanë dhënë një imazh tepër negative për mënyrën sesi i kanë organizuar zgjedhjet në vend.

NGËRÇI TEK ANËTARI I SHTATË I KQZ-SË
PD e PS bien dakord në përzgjedhjen e gjashtë anëtarëve të KQZ-së, duke u ndarë tre me tre mes tyre ndërkohë që debati përqëndrohet te zgjedhja e anëtarit të shtatë të KQZ-së. PS kërkon që anëtari i shtatë të vijë si propozim nga Presidenca, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, apo Konferenca Gjyqësore, ndërsa PD këmbëngul në mos ndryshimin e rrregullores së përzgjedhjes së anëtarit të shtatë. Sipas PD-së palës përballë do ti ofrohen dy opsione kandidatësh dhe ajo do të zgjedhë atëqë preferon më shumë.

Komisionit të reformës Zgjedhore i skandon nesër mandati, ndërkohë që kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli u shpreh dje optimiste për finalizimin e reformës Zgjedhore. Nga ana tjetër ODIHR rrëzoi pikën më strategjike të zgjedhjeve të 2013 atë të numërimit elektronik, ashtu sic kanë propozuar PS dhe PD.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën