Ai shprehu besim se “jemi në një proces ku do të kemi një sërë garancish të reja, të cilat jo vetëm nuk janë pak por përbëjnë një bazë shumë të mirë për t’u thënë qytetarëve se tanimë ajo çka ka ndodhur nuk do të përsëritet dhe se zgjedhjet e vitit 2013 do t’i fitojmë pasi vota juaj nuk do të preket dhe procesi do të jetë i hapur dhe transparent në raport me një të shkuar ku komisionerët kanë bërë shpesh herë çfarë kanë dashur për arsye korruptive, ku kutitë nuk kanë qenë të hapshme për arsye të fshehjes së provave të manipulimit nga ana e pushtetit, ku KQZ-ja është kthyer në një therrtore elektorale dhe ku me listat është bërë një mish-mash i neveritshëm që ka kondicionuar procesin zgjedhor”.
Zgjidhja e këtyre problemeve, sipas Ramës, justifikon optimizmin e tij me të cilin pohon asgjë s’mund ta ndalë më fitoren e socialistëve në zgjedhjet e ardhshme. “Adresimi i këtyre aspekteve dhe një sërë aspektesh të tjera besoj se përbën një argument të fortë për ne që t’i drejtohemi qytetarëve me optimizëm dhe t’u themi se përpara nesh tanimë është rruga e fitores dhe se asnjë forcë, e cila deri dje ka arritur të imponohet në mungesë të transparencës dhe me mekanizma korruptivë, nuk do të mund të na ndalë dhe se fitorja do të jetë e jona në vitin 2013”, tha Rama në Selanik.
(im/shqiptarja.com)