TIRANE- Konferenca e kryetarëve mblidhet sot paradite për të miratuar kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit. Pjesë e axhendës së diskutimeve do të jenë edhe procedurat që do të ndiqen për të përfunduar Reforma Zgjedhore. Topalli së bashku me deputetët e djathtë e të majtë do të vendosi se si do ta zgjidhin çështjen e "nxehtë" të
KQZ, kutitë dhe ankimeve.
Pas përfundimit të afatit të komisionit, të martën në mbrëmje, do të jetë Kuvendi ai që do të vendosë se çfarë zgjidhje përfundimtare do ti jepet.
Pjesë e kësaj seance pritet të jenë edhe anëtarët e komisionit. Burime brenda komisionit të Reformës Zgjedhore kanë bërë me dije se ende nuk ka një produkt të këtij komisioni për t'iu dorëzuar Kuvendit për miratim.
"Ditën që skadonte afati, ne duhet të kishim miratuar një draft të firmosur nga të dyja palët, por nuk mundëm, pasi atë natë kemi folur mbi sugjerimet e ODIHR për numërimin elektronik", është shprehur njëri prej anëtarëve të komisionit të Reformës Zgjedhore, citon Shqiptarja.com. Nga antarët pretendohet se nuk do të ketë asnjë raport mbi punën e bërë nga reforma.
Të martën në orën 24:00 ka përfunduar edhe afati ligjor i komisionit të miratuar nga Kuvendi. Në këtë komision përveç financimit të partive politike, të gjitha nenet e tjera kanë hasur në kontestim dhe "plagët" e zgjedhjeve të 2009 dhe 2011, nuk u arritën të "mjekohen" nga komisioni i reformës. Administrata zgjedhore (KQZ) u përplas me dy variante të PS dhe PD për formulën e përbërjes. Të dyja palët nuk hoqën dorë nga propozimet e tyre. Ndërkohë që edhe numërimi elektronik që gjeti konsensus më parë, është hedhur në erë nga partitë politikë, duke e kthyer nga fillimi punën. Sipas draftit të PS-së, Dhoma e Avokatëve, Avokati i Popullit, Krytari i Gjykatës së Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë i paraqesin Kuvendit të paktën dy kandidatë për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe më pas Kuvendi i kalon në filtrim ku përzgjedh njërin prej tyre. PS ka gjetur një zgjidhje edhe për ata anëtarë që ju mbaron mandati, duke i paguar ata deri në dhjetor të 2012 si antarë të komisionit.
(sg/fc/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
32.4%
Vota total: 1741
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14