Reforma Zgjedhore/Ruçi pret deputetët e opozitës: Do të respektohet kërkesa e secilit e do diskutohen në komisione
Gramoz Ruçi, Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Vasil Steriovski dhe Zef Shtjefni
TIRANË-Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti një grup deputetësh të opozitës, për të diskutuar çështje të Reformës Zgjedhore. Në takim morën pjesë deputetët Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Vasil Steriovski dhe Zef Shtjefni.
Deputetët i paraqitën Ruçit kërkesat për përfshirjen në Reformën Zgjedhore të sistemit proporcional kombëtar, listave të hapura, heqjen e pragut elektoral, votimin e emigrantëve, identifikimin biometrik të votuesve, ndalimin e financimit të partive në fushatat zgjedhore nga buxheti i shtetit etj.
Ai i garantoi deputetët opozitarë se propozimet për nismat ligjore t’i formulojnë e t’i paraqesin dhe ato do të diskutohen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në komisionet e Kuvendit dhe në seancë plenare.
Sipas Ruçit, procedurat parlamentare që do të ndiqen do të respektojnë plotësisht të drejtën e secilit deputet për të propozuar, diskutuar, shqyrtuar, votuar ose kundërshtuar nismat ligjore që paraqiten në Kuvend.
Deputeti i Opozitës, Zef Shtjefni pas takimit tha se Ruçit ia bënë të qarta kërkesat e ai i mirëpriti dhe theksoi se ata nuk bien dakord me nenin 68 të Kushtetutës që ndal rrotacionin politik në Shqipëri.
"Janë shpërndarë të gjitha kërkesat, ia bëmë të qartë kërkesat dhe i mirëpriti. Të kthehen në amendamente të gjitha pikat. Cdo gjë do të ndodhë sipas institucioneve. Nuk biem dakord me nenin 68 të Kushtetutës ky lloj neni ndal rrotacionin politik në Shqipëri dhe s'do ta ndaloj, nuk do të shkruajmë fundin me votat tona", është shprehur Zef Shtjefni.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Berisha u ndihmua nga Suel Çela', Haklaj: Ilir Meta me 20 shtëpi, ngre militantët në protestë
6 Dhjetor 2024, 19:37
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
Zbulohet shtëpi bari në Vaun e Dejës, sekuestrohet 140 kg kanabis! Në pranga pronari, djali i tij dhe 2 nipat (VIDEO)
4 Dhjetor 2024, 11:10
-
Kodi Zgjedhor u miratua nga PD - PS, edhe Basha dorëzon ankim në Gjykatë Kushtetuese! Përdor firmën e Kujtim Gjuzit e Eduard Ndocajt
7 Nëntor 2024, 22:06
-
Kujtim Gjuzi kundër Berishës: Bac, nuk bëhesh kryeministër me dhunë! Do shpallesh organizatë terroriste
11 Tetor 2024, 18:19
-
Dënimi i Salianjit/ Kujtim Gjuzi: I them Berishës ndaloje mos të shkojë në burg! Galdini: Hyn tek ata që kanë ambicie ekstreme për karrierë
27 Shtator 2024, 19:31
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht 2024, 14:45
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill 2024, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill 2024, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt 2024, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt 2024, 11:24
-
Çmimet e larta të ndërtesave në vend, debate në Repolitix, Gjediku: 40% blihet nga të huajt! Meçe: S’ka çmime 4 mijë € m2, ndodh vetëm në katet e para! Shtjefni: 8 mijë prona janë blerë nga serbë
4 Tetor 2023, 22:23