Reformat, sot takimet intensive
të raportereve të KiE

Reformat, sot takimet intensive<br />të raportereve të KiE
TIRANE- Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco, bashkëraportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për monitorimin e detyrimeve të Shqipërisë, zhvillojnë sot takimet me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar. Në orën 09:00,2 bashkëraportuesit kanë nisur axhendën e takimeve me anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore për tu njohur më afër me arritjet e këtij komisioni.

Monitoruesit do të vëzhgojnë angazhimin kryesisht edhe mbi reformen parlamentare, luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjen e ardhshme të Presidentit të Republikës dhe hetimet e ngjarjeve të janarit 2011. Vizita e tyre në Tiranë do të jetë deri më 4 prill, kur pasdite do të mbajnë një konferencë për shtyp. Gjatë këtyre ditëve ata do të takohen me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani. Bisedime të tjera janë të planifikuara me liderët e partive politike, delegacionin shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE, komisionin parlamentar mbi ngjarjet e 21 Janarit 2011, me KQZ, me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, si dhe me përfaqësues të OJQ-ve dhe komunitetin diplomatik në vend.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar