Basha 11 propozime për statutin e PD, hesht për mandatin e kryetarit! Nga zgjerimi i kryesisë, sekretariatit deri tek përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie

Report tv zbardh 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike, që pritet që të diskutohen ditën e enjte në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Pas Fatbardh Kadillit, edhe Basha propozon ristrukturim të Partisë Demokratike. Por në ndryshim nga Kadilli, i cili propozon kufizim të mandatit të kryetarit të PD në katër vite në rast humbje në zgjedhje, Basha nuk ka asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit. Propozimet e Bashës lidhen kryesisht me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme  të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.

Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, ku aktualisht është Bujar Nishani, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes. Në këtë kryesi duhet ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.

Ndër pikat e propozuara është edhe zgjerimi i demokracisë së brendshme në parti, për përzgjedhjen e kryetarëve të bashkisë, ku në përzgjedhjen e tyre do të ngushtohet kompetenca e kryetrarit të partisë, i cili duhet të konsultohet me anëtarësinë dhe më pas propozimet do i shkojnë Kryesisë dhe në fund do të miratohen nga Këshilli Kombëtar.

Një tjetër propozim është edhe bashkimi në një komision të vetëm i Komisionit të Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikes, që do të merren me vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimit te rregullave për dekriminalizimin.

Pas propozimeve të ardhura nga Kadilli dhe Basha, 9 anëtarët e Komisioni i Posaçëm Statutor do të bëjnë vlerësimin e propozimeve që pritet të miratohen më 17 korrik në Kuvendin Kombëtar.

Gazment Bardhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, si dhe anëtarët Albana Vokshi, Grida Duma, Belind Këllici, Jorida Tabaku, Enno Bozdo dhe Enkelejd Alibeaj do të filtrojnë idetë më të mira, që do të miratohen nga Kryesia më 15 korrik dhe më pas do t’i përcillen për votim organit më të lartë të PD, Kuvendit Kombëtar që mblidhet të shtunën e ardhshme.

11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshime në statutin e PD

1. Janë përfshirë si vlera që mbrohen, promovohen dhe nxiten nga Partia Demokratike, meritokracia dhe shanset e barabrata ne punësim dhe karriere, duke nxitur nje administratë publike te qendrueshme dhe profesionale; lufta ndaj korrupsionit dhe dhenia fund e fenomenit të pandëshkueshëmrisë; shkeputja e lidhjeve midis politikes dhe krimit te organizuar, permes dekriminalizimit të plotë të jetës politike dhe publike, si dhe nxitja e një sistemi drejtesie të pavarur dhe të paanshëm, që i sherben vetem qytetarëve dhe interesit publik.

2. Eshtë zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal, duke ngushtuar kompetencën qe kishte Kryetari i Partisë në këtë drejtim. Ne kete menyrë, detyrimi për konsultimin e anetaresise eshte perfshire edhe per kandidatet per pushtetin vendor, të cilët pas konsultimit me anetaresine do te propozohen nga: Kryetari i Partise, caktohen nga Kryesia e PDSH-se dhe lista e plote do të miratohet nga Keshilli. Kombëtar. Ne kete menyre eshte perfshire në vendimmarrje, si organ ratifikues i listes, edhe Keshilli Kombetar.

3. Eshtë rikonceptuar Kryesia e Seksionit, e cila do të përbëhet nga Kryetari, Sekretari dhe Nenkryetari i Seksionit Kryetari i Seksionit zgjidhet nga anëtarët e seksionit sipas parimit "Nje anetar, Nje vote Sekretari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Degés. Nenkryetari i Seksionit emerohet nga Kryetari i Grupseksionit.

4. Eshte shtuar si strukture vendore e partisë edhe Këshilli Koordinues i Qarkut, që drejtohet nga Drejtues Politik i Qarkut, që emerohet nga Kryetari i Partisë. Kjo do të jetë një strukture e perhershme me pergjegjesi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH ne nivel qarku.

5. Eshtë zgjeruar Kryesia e Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombetar të PDSH që kanë vendbanimin në Degë apo janë caktuar të mbulojne Degën; si dhe vetëm për Degët qendër qarku, 7 (shtate) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Deges

6. Eshtë rikonceptuar mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtaret e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente te Keshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukture këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-se, për çeshtje tematike. Departamentet e Këshillit Kombëtar janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat sherbejne për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDSH-së

7. Eshtë zgjeruar Kryesia e Partisë, duke përfshirë si anetare të saj per shkak të funksionit edhe Kryetarin e Keshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit. Integritetit dhe Etikes. Gjithashtu është shtuar rregulli që jo me pak se 30% e anetarë të zgjedhur te Kryesise t'i perkasi gjinise me pak te përfaqësuar.

8. Eshtë rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partise, duke hequr numrin limit të sekretareve funksional ne perberje të tij Ky rregull eshte shtrire edhe per Degët e Partise

9. Eshtë bashkuar ne nje komision të vetëm Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikes, duke njohur kompetencen per vleresimin e kandidatëve dhe zbatimit te rregullave per dekriminalizimin dhe integritetin vetem Komisionit te Vleresimit të Kandidatéve

10. Eshte riformatuar Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili eshte pergjegjes edhe per interpretimin e dispozitave të Statutit, Komisioni i Perhershëm i Statutit do te perbehet nga 7 anetare titullare dhe dy anetare ndihmes, ge caktohen nga Kryesia e Partise

11. Eshtë harmonizuar dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual, duke rregulluar pasaktesite apo duke hequr parashikimet qe perseriten ne teksin e tij, por pa prekur thelbin e parashikimeve statutore

 

11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 12/07/2021 17:37

    Beteja sapo ka filluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali