Arben Ristani: Ndryshimet Basha në statut, fundi total i demokracisë në PD

Arben Ristani: Ndryshimet Basha në statut, fundi total i demokracisë në PD

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Problemi më i madh dhe më i rëndësishëm i shoqërisë dhe shtetit tek ne, nuk ka qenë asnjëherë mungesa e ligjit, e rregullit, apo ligji dhe rregulli i hartuar keq.

Problemi qëndron tek moszbatimi i ligjit. Problemi qëndron tek arroganca e atyre që për shkak të  mos ndëshkimit për shkeljet, për shkak të mundësisë për t’iu shmangur përgjegjësisë, dhënies së llogarisë, janë kthyer në autokrat mesjetar, nën devizen “ligji jam unë”.

PD po përgatitet për mbledhjen e kuvendit kombëtar të  saj, pas pak ditësh. Pritet të diskutohen ndryshime të mundshme statutore. Ky Kuvend mblidhet kur PD, për herë të parë në historinë e saj, gjendet për herë të trete në opozitë.

Ajo që dëshirojnë dhe presin demokratët dhe gjithë shqiptarët, është gjetja e rrugëve, organizimit, metodave, ideve, më demokratike, më përbashkuese, më motivuese, për të çuar PD në pushtet, për të mirën e vendit.

Kam bindjen që PD-së dhe shoqërisë në tërësi, i vlen më shumë gjetja e mekanizmave që bëjnë të zbatueshëm statutin, mekanizma që garantojnë dhënien e llogarisë dhe mbajtjen e përgjegjësisë, sesa thjesht ndryshime organizative statutore. Këto të  fundit janë bërë me shumicë në kohë dhe sasi.

Përgatitjet për ndryshimet statutore që do parashtrohen në Kuvendin e pas disa ditëve, kam mendimin, që nuk po shkojnë në këtë drejtim. Jo vetëm që nuk ka asnjë përpjekje për të  gjetur mekanizmat që bëjnë të  zbatueshëm statutin, por në të  kundërt, shoh përpjekje për të  zhbërë demokracinë, për të  degjeneruar organet kolegjialë vendimmarrëse dhe për t’i kthyer ato nga organet më të  larta vendimmarrëse, në organe këshillimore të të organit monokratik, kryetarit të partisë.

Konkretisht, Kryetari i partisë propozon këtë ndryshim në statut:

“Te rikonceptohet mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtaret e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente të Këshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukture këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-së, për çështje të matike”

Pra, Këshilli Kombëtar i PD, nga organi më i lartë vendimmarrës i partisë, në periudhën midis dy kongreseve, kërkohet të  kthehet në organ këshillimor i kryetarit të partisë.

Kjo do të thotë të  ligjërosh sundimin e individit në parti.

Kjo është autokraci.

Minimalisht në këto ndryshime që priten të statutit, të futet një parashikim që i ndalon kryetari të  garojë për kryetar, pasi humb për herë të  tretë, apo të  katërt, apo të  pestë, po të  duan.

Ne demokratët duhet ta ndalojmë zhbërjen e demokracisë në partinë tonë.

Ne të kundërt, duhet ta forcojmë atë, ta bëjmë më funksionale, më të prekshme, më të  dukshme, brenda partisë, por edhe për shoqërinë.

Kjo është rruga e vetme që shqiptarët të na besojnë si alternativë qeverisëse.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!