Në ambientet e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (ish-Shërbimi Informativ Ushtarak) u zhvillua sot ceremonia e dhënies së medaljes “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes) për nënkolonel Shawn Pine, si dhe dhënies së emrit të tij Qendrës së Trajnimeve të AIM.
Nënkolonel Shawn Pine ushtroi veprimtarinë e tij për reformimin e Shërbimit Informativ Ushtarak gjatë periudhës 2004-2005.
Pine u angazhua drejtpërdrejtë në ndërtimin institucional të SHIU-t mbi bazën e standardeve të agjencisë së inteligjencës të SHBA, duke dhënë një kontribut të pashlyeshëm në transformimin që pësuan agjencitë e inteligjencës në vendin tonë në kushtet e shtetit demokratik.
Në ceremoninë e dhënies së medaljes kanë qenë të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të FA, atasheu ushtarak amerikan Kapiten i Rangut II Ralph Shield etj.
Fjalën e hapjes së ceremonisë e mbajti Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjeneral brigade Ylber Dogjani.
Ceremonia është përshëndetur edhe nga atasheu ushtarak i SHBA në Tiranë, Kapiten i Rangut II Ralph Shield. Me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes Kodheli i ka dorëzuar atasheut ushtarak amerikan medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes), akorduar për nënkolonel Shawn Pine.
Më pas, ministrja Kodheli me Kapiten i Rangut II Shield zbuluan pllakën dekorative me emrin dhe foton e nënkolonel Shawn Pine.

(Në foto: Ministrja Mimi Kodheli dhe Kapiten i Rangut II Ralph Shield) Foto të tjera
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com