Prokurorët gjermanë kanë nisur hetimet pas një proteste të partisë Pegida në qytetin e Dresdenit, ku një nga protestuesit mbante në dore një trekëmbësh të improvizuar, që përdoren për varjen e njerëzve.
Aty ishte shkruar dhe një njoftim ‘rezervuar për mama Angela Merkelin’ Kjo sipas autoriteteve gjermane është një shqetësim se mund të sjellë nxitje për krime mes gjermanëve që nuk pranojnë refugjatët e këtyre të fundit.
Shumë refugjatë i referohen kancelares si Mama, sepse ata e konsiderojnë atë si figurën e një nëne. Por kjo është përdorur edhe si një term fyes nga kundërshtarët e saj.
Përkrahja e konservatorëve të udhëhequr prej Merkelit ka rënë në 38%, niveli më i ulët ky që prej qershorit të vitit 2014, kryesisht për shkak të diskutimeve dhe përçarjeve mbi mënyrën sesi duhej përballuar fluksi rekord i refugjatëve që kanë mbërritur në Gjermani.
Gjermania, që është edhe destinacioni më i parapëlqyer i refugjatëve të luftës, pritet të strehojë nga 800 mijë deri në një milion azilkërkues deri në fund të këtij viti.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com