Mijëra emigrant sirianë mësynë gjatë fundjavës drejt Austrisë. Autoritetet austriake u munduan ti mbanin refugjatët larg qytetit kufitar Nikseldorf, ku sipas policisë pjesa më e madhe ishin drejtuar për në Gjermani. Ndërkohë për të frenuar valën e refugjatëve autoritetet kroate kanë rritur masat në kufirin hungarez, cka i ka detyruar emigrantët të drejtohen në qëndrat e pritjes në kufirin austriak.

Ministrat e Brendshem të BE do të takohen të martën në një samit të jashtzakonshëm për të diskutuar rreth koutova të shpërndarjes për të cilat nuk është gjetur ende një marreveshje. Presidenti francez Fransua Hollande u shpreh përpara BE se askush nuk mund të privohet nga e drejta e azilit, ndërsa President i KE Donald Tusk deklaroi se vendet europiane duhet të bëjnë më shumë për të përmirësuar kushtet e jetesës së emigrantëve, të cilët vijnë nga vendet e luftës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)