Vijon debati në distancë për Refuzimin e Negociatave/ Rama citon Juncker: Gabim historik! Basha: Dështove të na afrosh me BE

Vijon debati në distancë për Refuzimin e Negociatave/ Rama citon Juncker: Gabim historik! Basha: Dështove të na afrosh me BE

Kryeministri Rama ka vijuar 'debatin' në distancë me kreun e opozitës, Lulzim Basha, për sa u përket hapjes së negociatave. Mëngjesin e sotëm kryeministri ka zgjedhur që të citojë Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker për t'iu përgjigjur akuzave të Bashës.

Sipas Bashës Vendimi për të mos hapur Negociatat është dështimi i qeverisë Shqiptare, ndërsa sipas Juncker në të vërtetë ka ndodhur krejt e kundërta.

Juncker shprehet se "Refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gabim historik. Nëse duam të respektohemi, duhet të mbajmë premtimin".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:11
Rama replikon sërish me Bashën, i nxjerr deklaratën e DASH për negociatat

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me kryedemokratin Bashën dhe kësaj here me citimin nga DASH.

"Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim”, thuhet në citimin e Ramës bashkangjitur së cilit ka postuar deklaratën e Bashës. "Shumica e vendeve ishin të një mendje te qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave. Për këtë u artikuluan disa kushte që në thelb tregojnë se qeveria ka bërë hapa pas nga viti në vit….qeveria jonë është refuzuar nga vendet europiane”.

Ora 15:58
Mos hapja e negociatave/ Rama i përgjigjet Bashës me citimin e presidentes së KE

Citimi i presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen është risjellë në vëmendje nga kryeministri Edi Rama, në kundërpërgjigje të deklaratave së kredemokratit Lulzim Basha për mos hapjen e negociatave.

"Ndjej keqardhje të thellë për këtë vendim, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme, për t'u afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t'u jepet atyre sinjali i tyre", thuhet në citimin e kryeministrit Rama.

Ora 12:39
Nuk ndalet debati në distancë/ Rama iu përgjigj me Zaev-in, Basha ia kthen me Merkel, Macron, Rutte e Tuppurainen


Debati mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha ka vijuar edhe ditën e sotme. Vetëm pak kohë pasi Rama 'thumboi' Bashën me deklaratën e Zoran Zaev ku thuhej se ai edhe kur ishte në opozitë nuk bëri veprime kundër hapjes së negociatave, ka ardhur edhe një reagim nga Basha.

Kreu i Opozitës, i është përgjigjur Ramës me 4 thënie të kancelares Gjermane, Angela Merkel, Presidentit Francez Emmanuel Macron , kryeministrin holandez, Mark Rutte si dhe ministres së Punëve të Jashtme Tyttie Tuppurainen.

Sipas Bashës, Rama po bën lojëra për tu fshehur pas propagandës. Ndër të tjera Basha shkruan se Rama dështoi të na afrojë me Evropën.

Reagimi i plotë i Bashës:

Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët.

Ora 11:18
Vazhdon “lufta” me citime/ Rama i kthen përgjigje Bashës me të njëjtën monedhë

Vendimi i BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka futur në një kurs të ri përplasjesh kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

Replikat mes njëri-tjetrin janë bërë përmes deklaratave të ndryshime të kryetarëve të shteteve anëtare të BE-së, si dhe të kryeministrit ende në detyrë të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Një ditë më parë Basha, citoi Zaevin me deklaratë për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar të njëjtën gjë edhe në vendin tonë.

“Organizimi i zgjedhjeve të drejta të parakohshme, zgjedhje, ku ju, qytetarët, do të sillni vendim dhe vërtet për rrugën në të cilën do të vazhdojë vendi ynë", citoi Basha Zaev-in.

Por, nuk ka mundur as replika e Kryeministrit Rama, i cili po përmes deklaratave të Zaevit i ka kthyer përgjigje Bashës, duke e akuzuar këtë të fundit se ka folur kundër vendit të tij në takime më të huajt.

“Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë para 100 vitesh, por para 21 muajsh dhe kur ishim në opozitës asnjëherë nuk lejuam që të japim përshtypje para institucioneve europiane se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë me BE-në.”-citimi i Zaevit nga Kryeministri Rama.

Ndërsa, Rama ka postuar edhe një citim të kreut të PD-së, ku thotë se nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri Europiane.

“Nuk ka, dhe nuk mund të ketë Shqipëri Europiane! Këtë e kemi thënë prej fillimit ne demokratët, ne opozitarët. Këtë sot e ka thënë me një gjuhë të qartë edhe Brukseli.”,-citimi i Bashësh i postuar nga Rama.

Postimi i Ramëes

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 22/10/2019 16:04

    Pinoku i vogjël,gjithmonë imiton piktorin në mënyrën më të keqe.Kokëbosh dhe kokëpadëgjuar!hahahi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë