Refuzimi i Report Tv nga FSHF, tribuna e medias pa gazetarë! Në ulëset e medias njerëz anonimë dhe pa asnjë lidhje me sportin (VIDEO)

TIRANË- Censura dhe përjashtimi i Report TV nga Federata shqiptare e futbollit për të ndjekur kombëtaren merr përmasa më të mëdha nga pamjet e siguruara në tribunën ku duhet qëndrojnë gazetarët sportivë gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Siç duket në pamje, një pjesë e tribunës së mediave është e boshatisur dhe s’ka asnjë gazetar sportiv, që tregon fare qartë që refuzimi i akreditimit të gazetarit të Report Tv, Ernest Koçi ka qenë krejtësisht një hakmarrje e Armand Dukës dhe vartësve të tij, një vendim tërësisht politik dhe krejtësisht diskriminues.

Kati i tretë i ‘Air Albania’ për mediat nuk është hapur, pasi interesimi për t’u akredituar ka qenë i ulët.

Ata pak gazetarë në tribunë nuk i përkasin fushës së sportit, kurse disa të tjerë jo gazetarë nuk dihet pse ndodheshin aty. Refuzimi i Report TV dhe disa mediave të tjera kritike ndaj Dukës për t’u akredituar është komentuar gjerësisht në opinion si anti-demokratik. 

Shpeshherë gazetarët sportiv, me bekimin e punonjësve të federatës, në ndeshjet e kombëtares nuk trajtohen siç iu takon. Kjo pasi në ulëset e tyre vihen re aktor, këngëtar, politikanë dhe shumë personazhe të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me sportin.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tifozi: 29/03/2022 20:54

    E bukura do te jete kur gjith tifozet ta bojkutojne stadjumin deri sa Duka i droges te zhduket se eshte bere si shoku Enver dhe shoku Sali non grata.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse