Refuzohet ankesa e Thaçit, vazhdon të mbetet në paraburgim

Refuzohet ankesa e Thaçit, vazhdon të mbetet në paraburgim

Hashim Thaçi

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për lirimin nga paraburgim. Lajmi u bë i ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Dhoma, në vendimin e saj shprehet se arsyet e paraburgimit të tij ende qëndrojnë, dhe ekziston rreziku i arratisjes, dyshimi se ai mund të ndërhyjë në procedurë dhe rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme.

“Më 22 gusht 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin më të fundit nga Hashim Thaçi kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, në të cilin urdhërohet vazhdimi i paraburgimit të tij”, thuhet në këtë njoftim.

Prokuroria e Specializuar më 29 prill ka paraqitur një aktakuzë të ndryshuar kundër Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në të cilën pretendohet se kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë dhe Semetish. Ata janë arrestuar në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 24/08/2022 11:25

    "Akuzat" kane burimin nga klanet politike kosovare,shqiptare,serbe dhe ruase te cilat jane kondezuar ne Gjykaten politike nderkombetare te Hages,ku jane grumbulluar shpifjet e sajimet nga ata qe UCK,ja ua prishi rehatine e bashkejeteses me serbet, e jo te krimeve reale,por kunder lirise shqiptare dhe clirimitte Kosoves, Mrekulli shekullore per shqiptaret e kesaj hapesire kombetare,

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/08/2022 08:11

    Resoluta e Edvin tradhtarit i ndihmojn shumë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI