TIRANE- Kur ishte paralajmëruar rritja e tarifave të ujit Enti Rregullator i Furnizimit me ujë refuzon rritjen e çmimit në 6 qytet kryesore. Në një vendim të datës 16 mars nuk janë marrë në shqyrtim kërkesat e “Ujësjellës-Kanalizime Lezhë”, “Ujësjellës-Kanalizime Krujë”, “Ujësjellës-Kanalizime Kukës”, “Ujësjellës-Kanalizime Gjirokastër” dhe “Ujësjellës-Kanalizime Fier”.

Po kështu edhe për qytetin e Poliçanit nuk do të ndryshojnë tarifat e ujit. Sipas burimeve vendimi për mos rritjen e tarifave ka ardhur dhe pas konsultave me qeverinë, e cila nuk ka qënë dakort për ndryshimin e çmimeve. Kërkesat për rritje i janë paraqitur Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë, ku është vendosur “mosshqyrtimi i propozimeve për ndryshim tarife” dhë dje vendimet janë publikuar në Fletoren Zyrtare.