'Refuzoni' vaksinat e Bill Gates dhe përdorni 5 pikat e planit Basha, para dhe pas buke!

'Refuzoni' vaksinat e Bill Gates dhe përdorni 5 pikat e planit Basha, para dhe pas buke!

Kreshnik Spahiu

Thonë që injoranca s’ka kufij, por në Shqipëri në këto ditë Pandemie budallallëku i njerzve po shpërthen hapur në rrjetet sociale.

Ka një reaksion ndaj tentativave të dështuara për gjetjen e një vaksine e cila do ishte shpresa e vetme për të shmangur një katastrofë humbjesh të jetëve njerëzore.

Në rrjetet sociale bëhet thirrje që me vaksinën do instalohen “çipa” në trupin e njeriut dhe në këtë formë do kontrrollohet njerzimi.

Fatkeqësisht deri tani s’kemi ende një zbulim shkencor të suksesshëm për gjetjen e vaksinës ndonëse ajo është testuar tek shumë gjallesa.

Më pranë saj duket se janë profesorët e Oksfordit në Britaninë e Madhe por edhe dy kompani gjermane.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (ËHO) thotë se po zhvillohen së paku 20 vaksina të ndryshme kundër COVID-19, ndërsa disa prej tyre janë në nivelin e testimeve klinike.

Gjermania vjen pas Britanisë me aprovimin e testeve klinike. Ditë më parë ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se shkencëtarët në Universitetin Oxford do të fillojnë testimin e vaksinës në njerëz këtë të enjte.

Sukesei duket se mund të vijë nga konkurenca, pasi ka një garë të shfrenuar të enteve të ndryshme shkencore mbi zbulumin e vaksinës.

Merkel premtoi se ajo do u afrohet falas popujve aepse shkenca nuk është nacionale por i shërben njerzimit.

Kina ka një përparsi sepse ka filluar kërkimet 3 muaj përpara botës dhe zbulimi prej saj do ishte disi fatal për Europën pasi do rritej imazhi dhe dominimi kinez në botë.

Shtetet aziaktike Kina, Japonia, Koreja Jugut, Singapori, po demostrojnë një fuqi dhe përgatitje disa herë më të lartë se kontinenetet e tjera në përballimin e krizës!

Në të gjithë këtë garë dhe luftë planetare shfaqet në mënyrë qesharake dhe mentaliteti i izoluar shqiptar i cili keqpërdoret nga politika e Tiranës dhe Prishtinës.

Përballë megallomanisë qeveritare e cila i ka ardhur dita të demostrojē forcën dhe autoritetin, del në horizont edhe budallallëku apo injoranca opozitare.

Qeveria kopjon çdo gjë që bën Gjermania, Izraeli apo Framca madje edhe batuat apo fjalimet i kanë kopje të liderve.

Gjithsesi të kopjosh modelen pozitiv s’ka ndonjë pasojë, madje shpesh ja rekomandohet të ecet në shtigje të shkeluara.

Ndërkohë opozita e Lulzim Bashës që ka ngel:

Pa madat,

Pa pushtet,

Pa bashki,

Pa zgjedhje te parakoshme,

Pa protesta,

Pa mbështetës,

Pa kauza,

I duhet te gjej nje menyrë te dal në ekrane apo gazeta dhe të bëhet protagoniste që mos dal totalisht nga tregu.

OBSH-ja del me deklarate shtypi vetëm një here në dite, ndersa PD-ja del në deklarata shtypi cdo një ore dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.

Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nga Pandemija me përjashtim të Lulzim Bashës, Sali Berishës.

Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin Albana Vokshin të flas për Covid çdo ditë.

Unë ndjek çdo ditë deklaratat e mjekve dhe shkenctarve nga gjithë bota, e në fund më errësohen sytë kur lexoj palaçollëqet nga Shqipëria.

Po nuk e ka fajin as Albana Vokshi dhe as Saliu por niveli mediokër i popullit tonë që nuk kuptojnë ende që njerzimi është duke luftuar me vdekjen dhe ne merremi me fundërrinat e planetit.

Dhe kjo situatë nuk është vetēm në Shqipëri por edhe Kosovë. Askush s’mendon për Pandeminë por për qeverinë. Po shqyjnë njëri tjetrin për karrige. As Albin nuk e lëshon dhe as Isa me Hashimin nuk pushon.

7 miliard njerëz i kanë sytë nga shkenca.

7 milion shqiptar i kanë sytë nga politika.

Ah more ju raftë pika.

S’më ngelet tjetër çfarë t’ju them se asnjë mesazh serioz nuk funksionion me ju.

Sarkazmën e keni hak.

Refuzoni edhe vaksinat e Bill Gates, përdorni 5 pikat e planit Basha, para dhe pas buke!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 30/04/2020 15:14

    Bukur edhe kesaj here me kete mendim Kreshnik.

    Përgjigju
  • O tej: 29/04/2020 22:05

    Me pikat e Bashes medemek te fshime by**n se nuk kemi as letra higjenike i mori Gjermania

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor