Ushtria shqiptare nuk ka humbur kohë, duke nisur menjëherë stërvitjet ushtarake prej ditëve të para të vitit 2026. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka publikuar pamjet e stërvitjes së Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, ku shkruan se ‘Viti nisi siç duhet’ duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë, disiplinës dhe profesionalizmit të Forcave të Armatosura.

Batalioni i III i Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut konsiderohet një nga strukturat kyçe të ushtrisë shqiptare në sigurinë kombëtare dhe reagimin ndaj situatave emergjente.

Në dhjetor të vitit 2025, ministri Vengu ishte në Mollzë të Burrelit, në ish repartin e vjetër ku qeveria do të ngrejë qendrën e re operacionale të Batalionit III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut.

Investimet në mbrojtje dhe industrinë ushtarake janë tashmë një prioritet i qeverisë në mbështetjen buxhetore, kuadër edhe të angazhimit të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut është një nga strukturat kyçe të ushtrisë shqiptare dhe ka rol të rëndësishëm në sigurinë kombëtare dhe reagimin ndaj situatave emergjente.