‘Regjimi kishte frikë nga Kadare’, ish-ambasadori Peka në ‘5 pyetje’: Shkrimtari pritej në Paris nga gazetarë e politikanë

Ish-ambasadori shqiptar në Kinë, Vietnam dhe Francë gjatë viteve '80, Maxhun Peka, në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo në “5 pyetjet nga Babaramo”, ka folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Francën, prishjet e marrëdhënieve me Kinën, dhe imazhin e shkrimtarit Ismail Kadare në Paris.

Peka ka thënë se Franca ka qenë djepi i civilizimit kulturor në Europë, por që sipas tij, mes Shqipërisë dhe Francës kanë qenë gjithmonë të mira. Për Kadarenë, Peka tha se shkrimtari ishte i ftuar kurdoherë në Paris. Sipas ambasadorit, në kohën që ka shërbyer në ambasadën shqiptare në Francë, i është krijuar përshtypja se ka qenë regjimi që ka patur frikë nga Kadare dhe jo e kundërta.

Ministri francez nuk i pret ambasadorët, por mua më priti. Më tha që ishte i interesuar që të kishte marrëdhënie të mira me ne. të jesh përfaqësuesi i një vendi të vogël e të varfër është e vështirë të jesh krenar, por figurat e mëdha që ka nxjerrë historia na kanë bërë të ndihemi krenarë. Kur isha në Francë, Kadare vinte për vizitë shumë shpesh. Asokohe, ftesat për Kadarenë vinin në ambasadë. Unë nuk e di, nëse Kadare kishte frikë nga regjimi, por unë krijova idenë se regjimi kishte frikë nga Kadareja. Vinin ftesat në Shqipëri dhe drejtoria politike trajtonte letrat. Shkruhej:”Mendojmë të mos refuzojmë ftesat për Kadarenë, se mediat franceze do shkruajnë pastaj se Kadare po persekutohet në Shqipëri.’ Dhe ftesat kur i refuzonte, i refuzonte vetë Kadare. Politika ishte e përcaktuar, por në atë kohë, asnjëherë s’janë refuzuar ftesat për Kadarenë, përveç një rasti, kur Kadareja e refuzoi vetë. Ishte një emision, Kadare erdhi në Paris, u bë gati, dhe më pas nuk erdhi në emision. Mbeti enigmë ajo mosardhje. Kur isha ambasador, doli filmi ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, ç’është e vërteta ata mbajtën një qendrim korrekt. Kur ai vinte në Francë, shkrimtarë dhe politikanë e gazetarë kishin dëshirë ta takonin. Ishte i pëlqyer, librat e tij kishin shumë jehonë. Ne jemi mburrur me emrin e tij.

Maxhun Peka, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe Kinë

Ish-ambasadori Peka, folur edhe për interesin strategjik që Franca ka patur për vendin tonë. Peka ka thënë se në Franca në ato vite kishte interes për Shqipërinë, për naftën dhe në fushën e fasonerisë. Ish-ambasadori ka thënë se marka e mirënjohur franceze, Pierre Cardin ka kërkuar të investonte në Shqipëri por nuk janë bërë hapa më tej nga shteti komunist shqiptar.

Vuri themelet e zhvillimit. I vetmi anëtar qeverie i francezve që ka bërë vizitë në Shqipëri. Gjatë kohës që kam qenë jashtë, ata kanë ardhur në Shqipëri dhe marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë shumë të mira. Ishte ministrja e jashtme franceze që interesohej për investime në Shqipëri. Nëse nuk ka naftë, Shqipëria nuk ka përgjegjësi. Ka patur shumë delegacione dhe teknikët ishin këtu. Po kështu, në bazë të totalit, zona nga Myzeqeja në Tiranë është naftëmbajtëse sipas tyre. Pierre Cardin, propozoi që të hapej një rrobaqepësi në Shqipëri. Rrobat e huaja iu vihej marka Pierre Cardin, megjithëse nuk u arrit kurrë asgjë. Ne bisedonim me Tiranën, por për të vendosur, vendoste vetëm Ramiz Aliaj. Kemi qenë besnik ndaj nenit të Kushtetutës.

Maxhun Peka, ish-ambasador i Shqipërisë

Peka ka folur për ndjesinë e veçantë të të qenit ambasador në Kinë. Për Pekën, Kina është qendra e botës. Ai ka thënë se vendimi i Hoxhës, për të prishur marrëdhëniet me Kinën ka qenë i gabuar.

Të jesh ambasador në Kinë është diçka shumë e madhe. Pekini është kryqëzim i interesave ekonomike të shumë vendeve. Në vitin 2006, u bë samiti në Pekin dhe prezenca e Kinës në Afrikë është shumë e madhe. Një diplomat ka interes. Kina ishte me një rritje 11% ekonomike në vit. Unë e dija se ata që drejtonin politikën e Kinës, ishin rritur me ndjenjën e miqësisë me Kinën. Ata kishin nostalgjinë e miqësisë me Kinën. Mendova se kjo do shërbente për marrëdhëniet tona. Në Kinë dhe Vietnam, Konfuçi ishte i ndaluar. Sado të përpiqesh, të duket vetja i paditur. Mendimet e tij kanë mbetur edhe sot, që nga libri i riteve, një botim i jashtëzakonshëm, që quhet zakoni i Konfuçit. Ngjan me kanunin e Lekë Dukagjinit. Nderimi i familjes dhe hierarkia shtetërore, të gjitha këto janë fat. Kina është qendra e botës, pra shteti i mesit. Emri i Kinës do të thotë qendër. Enver Hoxha vendosi të prishte marrëdhëniet me të gjithë. Prishja e marrëdhënieve me Kinën ishte vendim shumë i gabuar.

Maxhun Peka, ish-ambasador i Shqipërisë në Kinë dhe Francë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 24/09/2018 23:01

    Jo regjimi as qe e rruante per Kadarene por e perdorte per marketing prandaj dhe dergonte ambasador Maxhunin ne nje nga kryeqytetet me te rendesishem europian

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja