Regjisori amerikan Anderson
​shqiptarizon Shekspirin

Të japësh një shfaqje në zemrën e vendit, ku Shekspiri vetëm e ka imagjinuar, është një projekt sfidues për një regjisor amerikan. “Nata e 12” me regji të Justin Anderson do të shfaqet në Teatrin Metropol në Tiranë plot 9 ditë.

Për të ngjitur në skenë këtë komedi, në subjektin e së cilës dramaturgu i madh ka përfshirë Dukën e Ilirisë, Orsinon, “e sëmurë” nga dashuria për Olivian, Justin Anderson-it i janë dashur 8 vjet bashkëpunime për të përvetësuar historinë e një vendi të largët. 

Për këtë shfaqje më janë dashur të kem 8 vjet bashkëpunime. E kam konceptuar si një komedi, që të bënte sens në bashkëpunimin midis dy kulturave amerikane dhe shqiptare.

Unë isha i vetëdijshëm që shfaqja të mbetej pjesë e vendit ku do të luhej, pjesë e kulturës së Shqipërisë
”, tha Justin Anderson.

Përmes kësaj komedie regjisori Anderson ka rrëfyer se subjekti kulturor shqiptar është bërë shumë familjar për të.

Shfaqja me aktorët shqiptarë Met Xhelili, Rozi Kostani, Neritan Licaj, Armela Demaj, Florian Agalliu, Elona Hyseni, Guri Koco e më gjerë do të jepet në datat 6, 7, 8, 9, 10 dhjetor e do të vijojë sërish në datat, 14, 15, 16 e 17 Dhjetor. 

Të gjithë aktorët e trupës së Teatarit metropol janë prezantuar me profile origjinale.

Në këtë komedi kanë luajtur edhe aktorët Erin Kujofska, Erjon Hodo, Kastriot Ramollari, Ketjona Pecnikaj, Klea Konomi, Shkelzen Berisha, Silvio Goskova ë Parashqevi Hallkaj.

E mbushur me këngë, me valle e folklor, komedia sipas regjisorit bëhet me motivin e shpjegimit të historisë me folkorin e mitologjinë. 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen