Regjisori Basha: Ajo godinë lindi për të mos qenë teatër dhe s'u bë kurrë! Kishte ardhur koha për ta shembur! Gjendje e padurueshme për 3 vjet!

TIRANË- Regjisori Altin Basha është në reshtin e artistëve që janë renditur "pro" shembjes së Teatrit Kombëtar, të cilin e quan një "godinë që nuk u bë dot kurrë teatër". Ai shprehet se pamja kur godina po shembej dalëngadalë, është e trishtueshme, por që hija e hidhërimit zhduket shumë shpejt për shkak se aty do ndërtohet një Teatër i ri. Basha nuk e ka quajtur një veprim të nxituar ndërhyrjen gjatë natës të forcave policore, por përkundrazi e quan të "vonuar" ndërhyrjen pas 3 vitesh.

"Në pamje e trishtueshme, por nuk është pa arsye, nuk është një gjë që do të mbetet ashtu, do nisin punimet e një teatri të ri. Ajo ndërtesë lindi për të mos qenë teatër, u adoptua, po nuk u bë kurrë teatër. Është përfundimi i një procesi 3-vjeçar. Periudha e fundit u bë krejtësisht agonie, rrinin njerëz që nuk e dinin ca bënin, shfaqje të improvizuara, të paverifikuara, u bë një gjendje e padurueshme, që nuk kishte sens, duhet të merrte drejtim kjo gjë", tha Basha.

Si anëtarë i Komisionit të vlerësimit të Ofertës, Basha ka zbuluar dhe pikën ku nuk është arritur dakordësi me kompaninë "Fusha" për ndërtimin e Teatrit. Sipas tij, i gjithë ngërçi ka qenë tek teknologjia e skenës, për të cilën kompania nuk e mori dot përsipër për shkak të kostos së lartë.

"Nuk arritëm kurrë në një marrëveshje me kompaninë Fusha. Në komisionin për vlerësimin e ofertave, ishin negociata që zgjatën shumë gjatë, ishin shumë intesive. kishin të bënin me mënyrën se si do të ndërtohej, kërkesa e e komunitetit të artistëve, teknologjia skenike këtu këmbëngulën ne, që të ishte një teknologji shumë e lartë. Bëhet fjalë për Teknologjinë e skenës, sipërfaqen skenike, bëhet fjalë për një rrotativë, me dy xhepa sa skena, që në teatrot moderne skenografitë ndërtohen jashtë dhe futen në kohë reale për audiencën, vjen në skenë ku i duhet regjisorit. Po flasim për një tavan skenik të automatizuar, që kushtonte 10-15 mln euro. Kërkesa jonë kompanisë Fusha i rriste koston dhe këtu nuk arritën në dakordësi",  tha Basha, duke theksuar se e gjitha kjo është e dokumentuar me procesverbale në Bashki.

Ai ka renditur edhe arsye se përse ky teatër nuk duhet të rikonstruktohet siç ka qenë.

"Kam qenë partizan i restaurimit, në bazë të ekspertëve që e kanë lënë të shkruar për gjendjen e ndërtesë, thonë që ndërtesa është në rrezik shembje. Nëse do ndërtohet siç ka qenë, nuk do ketë gardërobë, nuk do ketë tualete mjaftueshëm. Edhe kotecat e pulave i rezistojnë tërmeteve, por prap kotec mbeten! S'është argument që i rezistoi tërmetit dhe është i vlefshëm", tha mes të tjerave regjisori.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptar: 19/05/2020 11:39

    O shqiptar bashke me teatrin u shemb e drejta e protestes . Pas protestes se artistave qe njihen si njerzit me shpirtror. kush njerez do e kthejne forcen e protestes .sa kohe duhet te protestojn .cfar vlere ka fjala proteste .kush fjale apo mendim ndryshe nga i tyre do mari te drejte ndonjeher.

    Përgjigju
  • ARSEN: 19/05/2020 10:21

    Mesa duket ngaterohen njerzit, kosova me bijen e vet ka bere disi zhvillimin e kultures ne aktivitetin e djalit te Gimit. Skenaret qe ushqyen Altinin jane ato qe Gimi punonjesi dinjitoz I skenes se teatrit se bashku me te talentuarin Roland Trebicka dhe shume te tjere ja nguliten djaloshit topolak qe urrit ne ambjentet e atij teatri ku nuk pame Kadri Roshin, Mihal Popin, Margarita Xhepen etj qe te shkallmonin nje drrase italiane por dhe kohen e lire e kalonin aty duke ngulur ndonje gozhde mesa mundesi kishin. Po u fute ne listat e pushtetit abuziv sigurisht nuk do kesh portokalli as bashkpunim me aktoret Llaka, Deda, Zeneli etj por do te bashkveprosh me Veliajn, Bashen, Santosin, Shullazin per luften Brenda llojit. Kujto humoring e Roland Trebickes dhe terhiqu ne sofren tende, lere Veliajn dhe Meten te " grahi " gomaret e vet, mos te ngateroj dialekti " Tiranas " i gjirokastritit dhe cunit me pantallona oficeri

    Përgjigju
  • sonja: 19/05/2020 00:16

    QENKE QELBESIRE TI MOR ALTIN MOR MASKARA,,,,SA LEKE TE KA DHENE EDI RAMA PER TE FOLUR KESHTU ,,,KOSOVAR I NDYRE DHE PERCARES.....vdeksh kur te kalosh tek teatri...

    Përgjigju
    • Taulant: 19/05/2020 08:02

      Pse nuk ju pelqejne argumentat? Te gjithe ata qe mendojne jo si ju jane te blere dhe te shitur, ndersa juve ju duket vetja me te mire? Ndertese tallashi dhe llamarinash ishte e pame te gjithe dhe per hater te disa aktoreve dhe regjisoreve medioker qe historine me teatrin e kane me te gjate ne klubin e pedonales kur hanin qofte me raki se sa ne skene u dashte te mbahej peng ajo stalle lopesh?! Keqardhje per ju qe inatin me Ramen ua zbrazni atyre qe nuk ju perkrahin.

    • Arbëri: 19/05/2020 07:35

      Po ti qenke edhe më e keqe se qelbësira oj sonja, po si flitet kështu?

  • Konjak: 18/05/2020 23:01

    Po ku u bene leviziet teatrale per 80 vjet, ne shtepine e Altin Bashes . Te pakten per keto brrockulla qe thua , ta mbushen mire xhepin me para , se sa per me shume ,nuk vlen as i teri ti more zoteri . Po ti s'ke lind e rrit ne sallonet e Frances , e s'tu duk per gje teatri i ndertuar nga Italianet , kur ne s'kemi patur as kasolle me kashte . Po c'jane keto dengela , more i meruar , apo...sigura ke zene radhen per ndonje detyre te lart , andej nga ministria e kultures , epo te drejt ke , kur nuk ze vend aftesia , mundet te te ndihmoje dhelperia .

    Përgjigju
  • Jon: 18/05/2020 22:35

    Nuk e kuptoj pse e diskutoni kaq gjatë. Një teatër I ri dhe shumë më dinjitoz do të ndërtohet. Artistë dhe shfaqje teatrale kërkojnë njerzit dhe jo "teatër politik".Nuk është ndërtesa teatri por shfaqja teatrale në vetvete. Zgjohuni dhe ndani artistin nga politikani, janē rrugë krejt të ndryshme. Artisti është kundër pushtetit me artin e tij, jo se i prishin karakatinën që ka vite që nuk luan njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr