Regjisori i filmit “Kapedani”-Veliajt:
Kjo Tiranë është merita juaj direkte
Gjatë inspektimit për përfundimin e rikualifikimit urban të dy blloqeve në zonën e Ali Demit, kryebashkiaku Veliaj u takua dhe me një prej banorëve, regjisorin Fehmi Hoshafi, filmat e të cilit kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare.
Gjatë inspektimit për përfundimin e rikualifikimit urban të dy blloqeve në zonën e Ali Demit, kryebashkiaku Veliaj u takua dhe me një prej banorëve, regjisorin Fehmi Hoshafi, filmat e të cilit kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare.
I njohur për filmin “Kapedani” apo “Shoku ynë Tili”, Fehmi Hoshafi dha edhe një mesazh për kryebashkiakun Veliaj.
“Nuk është emri që e bën njeriun, është njeriu që e bën emrin. Ju e keni bërë emrin. Ju keni bërë kaq shumë për Tiranën, e keni transformuar fytyrën e Tiranës në atë mënyrë sa që jo shumë vite më parë dukej sikur nuk ishte kjo Tiranë, por sikur ishte Tiranë tjetër dhe kjo është merita juaj direkte. Është fat i madh për neve, për ne qytetarët e Tiranës që na erdhi një kryetar bashkie që ndryshon kryekëput”, theksoi regjisori Fehmi Hoshafi.
Fehmi Hoshafi lindi në Tiranë më 28 Shtator 1934. Ai filloi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve veteranë Hakani dhe Dhamo, në filmat e tyre Toka jonë, 1964; Vitet e para, 1965; Oshëtimë në bregdet, 1967; Gjurma, 1970. Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin Estrada në ekran, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedinë aq të dashur Kapedani, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: Ëndërr për një karrige, 1984 dhe Zëvendësi i grave, 1987.
Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentarë, ndër të cilët, filmi “Shoku ynë Tili”.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35