Regjisori Kujtim Gjonaj nderohet
nga “Çameria” për 70-vjetorin 

Regjisori Kujtim Gjonaj nderohet<br />nga “Çameria” për 70-vjetorin 
Dhjetëra aktorë, artistë të fushave të ndryshme, kineastë e regjisorë të njohur kanë qenë të pranishëm në festën e 70-vjetorit të lindjes së regjisorit Kujtim Gjonaj.

50 vjet të jetës së tij Gjonaj ia ka dedikuar kinemasë shqiptare. Gjonaj rrëfen se ëndrra e tij më e madhe ishte të bëhej gazetar, por rastësia e punësimit e bëri që t’i kthehej një dashurie më të madhe kinemasë.

‘’I thonë gjysmë shekulli në kinema. Një dashuri që filloi me një entuzisëm jo shumë të madh në fillim., por që u kthye më pas në një dashuri të madhe për filmin’’, u shpreh Gjonaj.

Për Kujtim Gjonaj kalimi i viteve nuk është pengesë për të ecur me ritme më të forta. Ka bërë me dhjetëra dokumentarë e filma dhe ka ende projekte të tjera në dorë.

‘’Dua të them se kam dy filma në proces, njërin për Josif Bager, ndërsa një film për të mëdhenjët e Çamërisë, për familjen Dino’’, u shpreh Gjonaj.

Këto nuk janë të vetmet projekte që  Kujtim Gjonaj bën për historinë e çamëve, ndaj shoqata e Çamërisë e ka vlerësoi me një dekoratë nderi për 70-vjetorin e lindjes regjisorin.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre