Regjisorja e njohur Xhanfise Keko
shpallet “Qytetare Nderi” e Beratit

Regjisorja e njohur Xhanfise Keko<br />shpallet “Qytetare Nderi” e Beratit
BERAT - Qyteti i Berati i ka akorduar titullin “Qytetare Nderi”, zonjës së madhe të filmit shqiptar, artistes dhe regjizores Xhanfize Keko në këtë 85 vjetor të lindjes së saj. Ilir Butka, drejtori i drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ishte ai që i ka rekomanduar Kryetarit të Bashkisë, Fadil Nasufi dhe Këshillit Bashkiak për të nderuar këtë figurë të nderuar të kinematografisë shqiptare, themelueses së filmit shqitpar për fëmijë. 

Titulli i jepet duke vlerësuar kontributin e saj në zhvillimin e artit kinematografik, dashurinë e madhe për fëmijët dhe filmin, personalitetin e shquar dhe me vlera të jashtëzakonshme në kulturën kombëtare shqiptare, Këshilli Bashkiak vendosi t’i akordojë “Zonjës së madhe të filmit shqiptar” siç njihet Xhanfise Keko, titullin “Qytetare Nderi” e Beratit. 

xhanfize keko

Qyteti i një mbi një dritareve në fund të muajit nëntor do të organizojë disa aktivitete në nderim të artistes së popullit, si shfaqja e filmit “Tomka dhe shokët e tij”, versioni i restauruar i filmit , në një ceremoni të veçantë ku do të jenë të pranishëm aktorët e këtij filmi të jashtëzakonshëm për nga vlerat artistike dhe historike që prezanton , ndërsa do t’ju dorëzohet titullli i lartë familjarëve të regjisores.

Mjeshtrja më e madhe e filmit shqiptar për fëmijë, ka lindur në Gjirokastër më 4 janar 1929 dhe ndarë nga jeta në Tiranë më 22 dhjetor 2007. Ajo i la trashegimi botës së fëmijëve 11 filma artistikë si “Kryengritje në pallat”, “Mimoza llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Beni ecën vetë”, “Tingujt e luftës”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Partizani i vogël Velo”, “Kur xhirohej një film”, “Një vonesë e vogël” dhe “Taulanti kërkon një motër”. 

Titull nderi i është dhënë dhe ish-Presidentit Alfred Mojsiu me motivacionin për kontributin e tij në hyrjen e Beratit në UNESCO.

xhanfize keko

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje