Mjek në shtet e privat? Tavan për orët e punës! Emrat në regjistër elektronik publik! Drejtuesve u ndalohet të kenë klinika! Qeveria miraton ndryshimet në 'Urdhrin e Mjekut'

Tirane- Qeveria miraton ndryshimin e ligjit për Urdhrin e Mjekut. Sipas këtyre ndryshimeve do të ngrihet një regjistër elektronik ku do të jenë emrat e mjekëve që punojnë në shtet por dhe në privat.

"Miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë edhe më shumë transparencë për këdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat publike shëndetësore lidhur me punësimin e tij privatisht’ tha ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu gjatë prezantimit të ndryshimeve në pr/ligj.

Gjithashtu është caktuar tavan të orëve të punës për të cilat një mjek që punon në sektorin publik mund të angazhohet dhe të punojë privatisht.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se këto ndryshime u miratuan pasi u bë dhe një konsultim i gjerë i praktikave ndërkombëtare dhe synojnë shmangien sa më shumë të jetë e mundur e konfliktit të interesit në rastin e çdo profesionisti të mjekësisë i cili punon në strukturat shëndetësore publike.

Ndryshimet që kemi propozuar në ligjin dhe që u miratuam sot me vendimin më të fundit të Qeverisë në ligjin për “Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, kryesisht konsistojnë në bërjen  publike dhe transparente të informacionit për të gjithë profesionistët e shëndetësisë që punojnë në strukturat publike sa i përket angazhimeve të tyre dhe private.

Në ndryshime janë bërë të qarta dhe procedurat për masat disiplinore dhe strukturat përkatëse të cilat do të rregullojnë veprimtarinë akoma më shumë të të gjithë profesionistëve të shëndetësisë që punojnë në sektorin publik.

Po shefat e shërbimeve do të lejohet që të punojnë në sektorin privat?

Drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe t’i drejtojnë ato klinika private dhe duke qenë titullarë njëkohësisht dhe në strukturat spitalore shtetërore dhe në strukturat e tyre private.

Gjatë prezantimit të ministres nuk u dhanë detaje konkrete se cili do të jetë tavani i orëve të punësimit që një mjek në shtet do të ketë të drejtë të punojë në privat apo dhe cilat do të jenë masat që do të merren nëse do të konstatohen shkelje. Pritet publikimi i pr/ligjit në faqen zyrtare të qeverisë për të mësuar më shumë.

Ndryshimet në “Urdhrin e Mjekut” u nxitën pas skandalit në spitalin e Onkologjikut të hetuar tashmë nga SPAK ku mjekët nuk ofronin shërbim por i orientonin drejt klinikave private, dhe u paralajmëruan nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mjekët e këtij spitali më 1 korrik të këtij viti. 7 persona janë nën hetim nga SPAK mes tyre mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi i cili punonte në spitalin e Onkologjikut dhe kishte një klinikë private të tijën tek "Astiri" në Tiranë si dhe mjekja Alketa Pere dhe Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT-së. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 01/08/2024 14:28

    Pyetje kam Jeni debila ju te ministris apo beni vete.Me dypunesimin ju varosni pacientin shqiptar.Pacienti do hiqet zvare nga mjeku per ne spitalin privat dhe per kete ka 1001 menyra Mos na krahasoni me mjeket jashte.Mjeket tane nuk kane as din e iman

    Përgjigju
  • Gjergj: 01/08/2024 11:53

    MJEK,,,,,a mundet tè humbè ndonjèherè kuptimin kjo fjalè? A bèhen dot njè masè e konsiderueshme "mjekèsh" e njè vèndi, KONTIGJENT KRIMI DHE HALABAKÈRIE? PO,,,Shqipèria jonè e dèshmon kètè. Kush ka nevojè pèr mjekèsinè shqiptare,,do dèshmojè tè njèjtèn gjè. Politika e Beqajve dhe Gashève, ka pèr synim gjithçka tjetèr por asnjèherè mbrojtjen dhe kurimin e pacientit shqiptar,,,,rrjepja e tij,,èshtè metodè pune e pèrditshme. Tani kjo zonja tjetèr nè krye tè minustrisè sè Beqajt? Le tè shpresojmè qè tè paktèn tè mos jetè e pandehura e radhès sè SPAK.!!

    Përgjigju
  • Bardhyli: 01/08/2024 11:07

    Kliniken ja shet gruas ai dhe ja u zgjidh halli i mjekut hajdut. E njejta situate. Ore a jeni në terezi ju! Ne ligj duhet te shkruhet, "Ndalohet ushtrimi i njëkohshëm veprimtarisë profesionale shëndetësore në sektorin privat dhe në sektorin publik. Ndalohet trajtimi i pacienteve të pasiguruar paraprakisht nëpërmjet kontratës së sigurimit të jetës në klinikat shëndetësore private". Dhe kaq duhej për ta zgjidh! Jo të vini këtu të na shisni brockulla!. Sa i takon mjekëve të korruptuar, të përfshihet edhe shëndetësia tek Bashkëqeverisja, ndërsa aksesin në këto ankesa ta ketë edhe policia e shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia