Ministria e Drejtësisë  dhe AKKP kanë përfunduar regjistrin elektronik të kthimit të pronave. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço tha se ky regjistër është një premtim i mbajtur që do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë shqyrtimit kaotik të listës së pronave.

“Bëmë realitet një nga premtimet tona.  Ky regjistër do të ulë problematikën  që ka qënë me mbivendosjen e pronave, ndërsa njerëzit endeshin rrugëve për gjetjen e dkoumentave.  Database regjistron të dhënat bazë për 42 mijë e 979 vendime”,  deklaroi ministri Naço.

Sipas ministrit, ky regjistër do të pasohet nga faza a dytë shumë rëndësishme e llogaritjes së faturës së kompensimit të pronave.

“Publikimi i këtij regjistri në faqen zyrtare në ëeb të AKKP-së do të rrisë transparencën”,  deklaroi ministri i Drejtësisë Nasip Naço.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)