Regjistri unik i adresave nën administrimin e Ministrisë së Brendshme, çdo ndërtesë do të ketë dhe kod unik postar

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi disa ndryshime të reja sa i përket ligjit të adresave. Ministri Balla bëri me dije për mediat se do të ketë një regjistër të ri të adresave në Republikën e Shqipërisë që do të menaxhohet nga ministria e Brendshme. Gjithashtu ai ftoi Kuvendin ta miratojë sa më shpejt ligjin e ri për adresat.

'Një prej vendimeve të Këshillit të Ministrave ka të bëjë me disa ndryshime të rëndësishme në ligjin për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë. Bëhet fjalë për krijimin të një regjistri unik të adresave në Republikën e Shqipërisë. Pas miratimit të këtij ligji dhe akteve të tjera nënligjore që do të shoqërojnë këtë paketë do të kemi një regjistër unik tek i cili do të referohen të gjitha institucionet. Nëse deri tani kemi patur regjistra adresash nga institucione të ndryshme, një tek kadastra, një tek bashkia, një tjetër tek OSHEE. Sot do të kemi një regjistër unik në patronalitetin e Ministrisë së Brendshme.' tha Balla.

Çdo banesë apo godinë do të ketë kodin e vetë unik e cila do ti jap zgjidhje shumë problemeve në shërbimin e qytetarëve.

'Dhe po ashtu çdo banesë çdo biznes çdo ndërtesë në Republikën e Shqipërisë do të ketë një kod unik i pareplikueshëm në ministri të ndryshme. Pra në të gjitha ndërtesat në Republikën e Shqipërisë do të kenë kodin e tyre unik. Dhe kjo na mundëson ti japim zgjidhje përfundimtare të gjitha problematikave së pari pari me ofrimin e shërbimeve të duhura tek qytetarët. E dyta ka të bëjë me lehtësimin e mbërritjes në adresë jo vetëm të shërbimit postar por edhe për sa i përket turistëve.', shtoi ai.

Gjithashtu ky regjisëtr unik do të lehtësojë edhe turistët që shpesh kanë probleme në gjetjen e hotelit apo apartamentit BNB.

'Një prej problematikave që kanë ngritur turistët që kanë vizituar Shqipërinë, përmes këtij kodi unik të banesës, të hotelit, të një apartamenti që jepet me BNB të jetë lehtësisht i arritshëm dhe do të ftoja në fakt të gjithë qytetarët ta frekuentojnë që tani, adresa.mb.gov.al. është një mundësi e duhur për çdo qytetar që ka një problematikë për të gjetur një adresë të caktuar në të gjithë territorin e RSH.', u shpreh ministri.

Sipas ministrit synohet që Shqipëria të jetë kampione në Ballkan sa i përket një sistemi modern adresash, për të cilin po punohet me Google dhe kompani të tjera ndërkombëtare.

'Dhe mendoj që kjo mundësi do të përmirësohet edhe me rregullimet që e ftoj Kuvendin ti miratojë sa më shpejt, që të na japë mundësinë të vijojmë ta përmirësojmë këtë sistem. Edhe në këtë sistem ta bëjmë Shqipërinë kampione të ballkanit sa i përket një sistemi modern adresash. Çdo familje shqiptare do ta ketë apartamenti, banesën e vet me një adresë në kod unik, i cili të drejton menjëherë sapo i dërgon kodin. Ne do të punojmë fillimisht me Google dhe pastaj me të gjitha kompanitë e tjera botërore për të aksesuar menjëherë kodin unik.', përfundoi Balla.

Do të jetë funksionale dhe adresa adresari.mb.gov.al ku do të mund të identifikohen adresat. 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kodifikejshën: 13/03/2024 16:23

    Taulantin duhet ta marrin ne pune tek Google ose Facebook, ne Sillicon Valley, qe t’i vere punet ne vije edhe ne Amerike. Qe atje mund t’i dergoje letra edhe mesueses se fillores ne adresen: Tek ish-Metalurgjiku, brenda Kalase, godina jeshile prane lavazhit.

    Përgjigju
  • Eva: 13/03/2024 14:41

    Kjo eshte nje nder fazat e operacionit te mbledhjes ilegale te te dhenave personale te shtetasve, intimidimit e manipulimit per qellim te kapjes se zgjedhjeve te ardhshme. Ndaj, sh. Tefik, serish ti do mbetesh pa pergjigje se cila eshte adresa jote. Por "patronazhistet" do te mesyjne per qellimin e mesiperm.

    Përgjigju
  • tefik: 13/03/2024 13:17

    Ka 10 vjet qe na cane bythen me adresat dhe nuk e Kane zgjidhur akoma. Une nuk e di adresen e shtepise time.Ne hipoteke e kam rruga Vaso Pasha.Ju tek zotit veliaj ta ndaj rrugen per gjysem dhe Tani jam tek rruga Janosh huniadi.Pyes ne cfare rruga e kam shtepise?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”